Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ardi Veliu, zhvilloi një vizitë zyrtare në Ankara, ku u prit nga homologu i tij, Mehmet Aktaş

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ardi Veliu, zhvilloi një vizitë zyrtare në Ankara, ku u prit nga homologu i tij, Mehmet Aktaş.

Veliu dhe Aktaş vlerësuan si mjaft të mira marrëdhëniet  mes dy Policive.

Gjatë takimit u trajtuan fushat më me interes  ku kërkohet thellimi i bashkëpunimit mes dy  Policive përkatëse. Ky bashkëpunim synohet të thellohet mes dy Akademive të Sigurisë, në fushën e luftës kundër krimit ekonomik e financiar, trajnimi i personelit policor, pajisjet për Policinë e Shtetit.

Gjatë vizitës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit që shoqërohej nga Drejtori i Departamentit për Shërbimet Mbështetëse, zhvilloi një sërë takimesh me drejtues të Policisë turke si dhe vizitoi nga afër Akademinë e Policisë .