Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit priti në një takim Drejtorin e Byrosë së Policisë Kriminale dhe Shërbimit Hetimor të Policisë çeke, Kolonel Mgr. Michael Foit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ardi Veliu priti në një takim një delegacion të Policisë Kriminale dhe Hetimit të Policisë Çeke, të kryesuar nga Drejtori i Byrosë së Policisë Kriminale dhe Shërbimit Hetimor Kolonel Mgr. Michael Foit

Në takim ishin të pranishëm Drejtues të Lartë të Policisë së Shtetit, Drejtues të Lartë të Policisë çeke, ambasadori i Çekisë në Shqipëri SHTZ. Jaroslav Ludva dhe Oficeri Ndërlidhës i Policisë çeke në Shqipëri z. Adriatik Shino.

Gjatë takimit, Veliu dhe Foit i vlerësuan si mjaft të mira marrëdhëniet mes dy policive dhe domosdoshmërinë e forcimit të këtij bashkëpunimi dhe shkëmbimit të eksperiencave në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorimit, por edhe në sektorë të ndryshëm.

Veliu theksoi se Oficeri Ndërlidhës i Policisë çeke në Shqipëri ka luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e këtyre marrëdhënieve.

Delegacioni i Policisë çeke do zhvillojë vizita e takime, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave, në Akademinë e Sigurisë, Policinë Shkencore dhe në DVP Tiranë.