Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, gjatë takimit me përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së dhe të Europol-it, për rezultatet e operacionit “Los Blancos”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, gjatë takimit me përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së dhe të Europol-it, për rezultatet e operacionit “Los Blancos” .

Mesditën e sotme është zhvilluar një takim mes përfaqësuesve të vendeve anëtare të BE-së, Drejtorit të  Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu  dhe zyrtarëve nga zyra ndërlidhëse e Europol-it 🇪🇺

Gjatë takimit pati një shkëmbim shumë të dobishëm për mësimet e marra dhe praktikat më të mira pas operacionit policor ndërkombëtar “Los Blancos” të muajit të kaluar kundër trafikantëve të drogës.

Rezultatet:

▪️20 arrestime në 9 vende,

▪️4 tonë kokainë,

▪️5,5 milion € në para kesh.

BE: “Lufta kundër krimit të organizuar mbetet një përparësi kryesore për #BE-në dhe për #Shqipërinë në rrugën e saj të pranimit në BE”.