Kapen dhe arrestohen në kohë rekord tre shtetas, ndër ta dy vëllezër, autorë të dyshuar të ngjarjes.
Rreth orës 03:00, në datën 17.09.2019, në fshatin Sllatinë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, (konflikt i çastit, pasi kishin konsumuar alkool), në ambjentet e një lokali në fshat, shtetasi Q.P, 24 vjeç, dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin M. H, 24 vjeç dhe ky i fundit, në bashkëpunim me vëllain e tij, ka plagosur me sende të forta shtetasin D. P, 29 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.
Si rezultat i reagimit në kohë të policisë dhe veprimeve hetimore të kryera janë kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar të ngjarjes shtetasit:
Q. P., banues në fshatin Sllatinë (vëllai i shtetasit D.P).
J. H.. dhe M. H. (vëllezër), banues në fshatin Sllatinë.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.