Dibër – Zbardhet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku si pasojë e një konflikti të çastit u plagos me sende të forta dhe humbi jetën në spital një shtetas

Kapen dhe arrestohen në kohë rekord tre shtetas, ndër ta dy vëllezër, autorë të dyshuar të ngjarjes.

Rreth orës 03:00, në datën 17.09.2019, në fshatin Sllatinë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, (konflikt i çastit, pasi kishin konsumuar alkool), në ambjentet e një lokali në fshat, shtetasi Q.P, 24 vjeç, dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin M. H, 24 vjeç  dhe ky i fundit, në bashkëpunim me vëllain e tij, ka plagosur me sende të forta shtetasin D. P, 29 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Si rezultat i reagimit në kohë të policisë dhe veprimeve hetimore të kryera janë kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar të ngjarjes shtetasit:
Q. P., banues në fshatin Sllatinë (vëllai i shtetasit D.P).

J. H.. dhe M. H. (vëllezër), banues në fshatin Sllatinë.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.