Dibër/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e sektorit të Policisë Rrugore, arrestuan në flagrancë shtetasin E.Ç., 34 vjeç, banues në Bulqizë, pasi është konstuatuar, duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur.
Po nga këto shërbime, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin V.K., 18 vjeç, banues në Dibër, pasi u konstatua duke drejtuar një automjet, pa u pajisur me leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M.M., banues në Dibër, pasi u konstatua duke kryer punime për ndërtimin e një objekti, pa u pajisur me lejen e organeve përkatëse.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin O.O., 63 vjeç, banues në Klos, pasi për motive pronësie ka ofenduar një 41-vjeçare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.