Dibër – Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Dibër

Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat arrestuan në flagrancë shtetasin:

B. B., 57 vjeç, banues në Burrel, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
—–

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Dibër, ka nisur procedimi penal si të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi në kredi”, “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumentave” në ngarkim të shtetasve :

B. T., 33 vjeç; A. A., 42 vjeç, banues në Tiranë (punonjës të një institucioni mikrofinanciar). Këta shtetas dyshohet se kanë aplikuar për llogari të një 35-vjeçari duke përpiluar kontratë huamarrje me qëllim blerje me kredi nëpërmjet institucionit të tyre, duke i faturuar padrejtësisht shlyerjen e kredisë 35-vjeçarit.

—-
Në vijim të kontrollit të akseve rrugore urbane dhe rurale, për të parandaluar aksidentet dhe evidentuar e ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Dibër u arrestua në flagrancë shtetasi:

A. C., 34 vjeç, banues në Burrel, pasi ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka aksidentuar jashtë rrezikut për jetën një shtetase.
——

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, nga strukturat e Policisë janë proceduar penalisht shtetasit :

Q. Gj., banues në Bulqizë, pasi u konstatua duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme.

H. M., banues në Peshkopi, pasi u konstatua duke kryer një ndërtim pa lejen e organeve përkatëse.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër e Mat, për veprime të mëtejshme.