Dibër – Posedonte në banesë kapsolla detonatore dhe fitil zjarr përcjellës, nis procedimi penal për 53-vjeçarin

Dibër/Vijonë kontrollet intensive në kuadër të “Sundimit të Ligjit”, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Posedonte në banesë kapsolla detonatore dhe fitil zjarr përcjellës , nis procedimi penal për 53-vjeçarin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas në fshatin Fushë-Alie, posedonte në banesë lëndë shpërthyese, kanë organizuar punën dhe gjatë kontrollit të banesës, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhjetra metra fitil zjarr përcjellës, kapsolla detonator, dhe disa fishek armë gjahu.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh.K., 53 vjeç, banues në fshatin Fushë-Alie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.