Dibër – Posedonte armë zjarri në banesë, vihet në pranga 36-vjeçari

Dibër
Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.
Posedonte armë zjarri në banesë, vihet në pranga 36-vjeçari, si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë babai i tij.
Sekuestrohet një armë zjarri pushkë, një armë gjahu dhe një gjerdan me fishek.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje si rezultat i kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale , si edhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje, shërbimet e policisë falë punës së mirërganizuar kanë ushtruar kontoll në banesën e 36 vjeçarit, në fshatin Çidhën, dhe si rezultat gjetën të fshehura një armë zjarri pushkë, një armë gjahu dhe një gjerdan me fishek të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit :
E. T, 36 vjeç, banues në fshatin Çidhën, njësia Administrative Arras, Dibër, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi M. T., 67 vjeç (babai i të arrestuarit).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.