Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore e Dibrës me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.
Përgjatë 2 javëve janë ndëshkuar administrativisht gjithsej 387 drejtues mjetesh.
Është arrestuar në flagrancë një 24-vjeçar, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar një automjet pa u pajisur me leje drejtimi.
44 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit.
85 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për parakalime të gabuara.
Janë proceduar administrativisht 3 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.
3 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë.
Janë pezulluar 8 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe qarkullim në sens të kundërt; 1 leje e pezulluar për drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Janë vendosur 4 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse.
Janë proceduar administrativisht 92 drejtues mjetesh për pushim dhe qëndrim të gabuar të mjetit.
Si dhe janë vendosur 156 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
Policia Rrugore e DVP Dibër do vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore, disiplinimin e drejtuesve të mjeteve dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.
#denoncopaligjshmërinënëKomisaritinDixhitaldhenënr112
#PolicianeSherbiminTuaj