Policia e Dibrës, plan masash për parandalimin dhe goditjen e veprave penale që cenojnë regjimin juridik të tokës dhe të ndërtimeve.
Gjatë 2 javëve të para të muajit qershor janë goditur 7 raste të krimeve mjedisore, konkretisht 6 raste të ndërtimeve të paligjshme dhe 1 rast i prerjes së paligjshme të pyjeve.
Procedohen penalisht 7 shtetas dhe sekuestrohet lëndë drusore.
Strukturat e DVP Dibër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të territorit dhe informacioneve të marra në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur 7 raste.
Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit:
U. C., B. XH., S. M., banues në Bulqizë, Q. L., S. D., SH. P., banues në Dibër, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse.
Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi F. G., banues në Dibër, pasi u kap duke transportuar 7 m3 lëndë drusore, me automjetin tip ifa, pa dokumentacionin përkatës. Lënda drusore dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.
Policia e Dibër do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.