Dibër/Orë informuese me nxënësit e klasave VI, për sigurinë rrugore

Dibër | Në kuadër të programit kombëtar “Siguria e të Rinjve”, vijojnë aktivitetet sensibilizuese dhe edukuese me nxënësit, me fokus rritjen e ndërgjegjësimit për sigurinë rrugore.

Në shkollat 9-vjeçare të fshatrave “Sohodoll” dhe “Grevë”, ndihmësspecialisti i Policisë për edukimin në shkolla dhe marrëdhëniet me të rinjtë në DVP Dibër, zhvilloi orë informuese me nxënësit e klasave të VI, mbi temën “Siguria Rrugore”.

Gjatë bashkëbisedimit, nxënësit u informuan mbi rregullat kryesore të qarkullimit rrugor, rëndësinë e respektimit të sinjalistikës rrugore, si dhe mënyrat e sigurta të lëvizjes për këmbësorët dhe përdoruesit e rrugës.

Nxënësit morën pjesë përmes pyetjeve dhe diskutimeve mbi situata të përditshme që lidhen me sigurinë rrugore.

Në përfundim, nxënësit u këshilluan të zbatojnë njohuritë e marra në jetën e përditshme dhe të kontribuojnë si qytetarë të përgjegjshëm për një komunitet më të sigurt.

#SiguriaRrugore #PoliciaDibër #PoliciaeShtetit #Edukim #Siguri