Dibër/Ndalohet një shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, kanë bërë ndalimin e shtetasit B.M., 54 vjeç, banues në Peshkopi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Ky shtetas në vitin 2021, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë mbeti i lënduar një pasagjer i cili pas disa ditësh humbi jetën në spital.
54-vjeçari, në atë kohë kishte deklaruar se automjetin e drejtonte viktima dhe jo 54-vjeçari. Në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër, u dokumentua dhe u zbardhën rrethanat e kësaj ngjarjeje, si dhe u bë ndalimi i shtetasit B.M.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F.D., 25 vjeç, banues në Dibër. Ky shtetas sëbashku me shtetasin U.N., duke zbritur nga stanet në Lan-Lurë, ka mbajtur në krah armën e gjahut të shtetasit U.N., dhe aksidentalisht arma është shkrepur duke u vetëplagosur në këmbë.
Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se arma e gjahut ishte e shtetasit U.N., i cili e posedonte me leje, ndërsa 25-vjeçari, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori për “Ngjarje aksidentale”, pasi shtetasi O.H 52 vjeç, banues në Mat, gjatë punës në një subjekt minerar në Martanesh, është dëmtuar aksidentalisht si pasojë e rënies së disa gurëve nga tavani i galerisë, duke i shkaktuar frakturë në këmbë. Ky shtetas ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.