Dibër – Kreu manovra të rrezikshme me automjet, procedohet penalisht 27-vjeçari

Dibër

Kreu manovra të rrezikshme me automjet dhe nuk i’u bind urdhërit të punonjësit të Policisë për të dhënë dokumentacionin e mjetit, shoqërohet në Komisariat dhe procedohet penalisht 27-vjeçari.

Shërbimet e Postës së Policisë Maqellarë gjatë patrullimit në zonë për garantimin e rendit dhe qetësinë publike, kanë konstatuar një automjet, drejtuesi i të cilit kryente manovra të rrezikshme në qendër të Maqellarës, duke u bërë burim aksidenti, menjëherë kanë ndërhyrë dhe kanë bërë ndalimin e mjetit që drejtohej nga shtetasi P.D. 27 vjeç.

27-vjeçari, nuk i është bindur udhërit të punonjësit të Policisë për dhënien e dokumentacionit të mjetit dhe si rezultat është bërë shoqërimi i tij në Komisariat.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin P.D., 27 vjeç, banues në Maqellarë, për veprat penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” , “Mosbindje ndaj urdhërit të Punonjësit të Policisë”.

Gjithashtu specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Dibër, e ndëshkuan me masë administrative me vlerë 48 mijë lekë të rinj, për shkelje të nenit 139, pika 3, të Kodit Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë, profesional dhe të paanshëm.Gjithashtu, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës.

udhëtomejetënnëmendje 🛣️🚘

zbatorregullat✅⚠️

mbrojetën

respektokëmbësorët 🚶🚸

STOP ❌shpejtësi ❌alkool❌celular🚘