Dibër – Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë u parandalua një ngjarje e mundshme kriminale brenda familjes

Arrestohet në flagrancë një 39-vjeçar, pasi dhunoi dhe kërcënoi për vrasje bashkëshorten e tij.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, falë reagimit të shpejtë dhe ndërhyrjes në kohë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. D., 39 vjeç, banues në Dibër.

Arrestimi i tij u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, duke i shkaktuar dëmtime në trup dhe e ka kërcënuar se do ta vriste.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Dhunë në familje”, “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.