Evidentohet dhe goditet një rast i aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit.
Sekuestrohen 20 pajisje elektronike, procedohet penalisht pronari i lokalit, dhe shpallet në kërkim policor një tjetër.
Në Bulqizë është arrestuar në flagrancë nga Policia një 24-vjeçar, për veprën penale “Përndjekje”.
Dibër/ Si rezultat i kontrolleve të shtuara për ndëshkimin e atyre personave që tentojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në lokalin e shtetasit Q. T (N)., në Peshkopi, kanë gjetur e sekuestruar 20 pajisje elektronike, 9 prej tyre ishin në gjendje pune, ku dyshohej se ushtrohej aktivitet i kundërligjshëm i lojërave të fatit.
Po gjatë kontrollit u konstatua se në ambientet e lokalit ishte bërë lidhje te paligjshme e energjisë elektrike.
Në përfundim të veprimeve hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi Q. T ( N)., 57 vjeç, banues në Peshkopi, dhe u shpall në kërkim policor shtetasi A. D., 30 vjeç,(i punësuar në lokal), për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”, “Vjedhja e energjisë elektrike”
____
Bulqizë/ Përndiqte dhe shantazhonte një shtetase, arrestohet në flagrancë nga policia.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. T., 24 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale “Përndjekja”.
Arrestimi i tij u bë pasi në mënyrë të përsëritur ka shantazhuar dhe përndjekur një 18-vjeçare.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.