Delegacioni i Policisë belge vijon takimet me drejtuesit e Policisë Vendore

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Federale të Belgjikës Marc De Mesmaeker, i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj dhe Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit Drejtues i Lartë Gjovalin Loka, vizitoi Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Gjatë takimit me Drejtorin Vendor Rebani Jaupi dhe stafin e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë belge u njoh nga afër me funksionimin e DVP-së dhe rezultatet e arritura në luftën ndaj krimit, si dhe vizitoi Sallën e Komandimit të kësaj DVP-je.