Bulqizë – Vodhën me thyerje në një dyqan, produkte të ndryshme dhe një shumë parash identifikohen dhe kapen autorët

Bulqizë

Vodhën me thyerje në një dyqan, produkte të ndryshme dhe një shumë parash identifikohen dhe kapen autorët.

Arrestohet njëri nga autorët dhe ndiqen penalisht për shkak të moshës dy të tjerë.

Gjenden dhe sekuestrohen produktet e vjedhura dhe shuma e parave.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi L.O., 59 vjeç, se i kishin vjedhur me thyerje dyqanin e tij, dhe autorët kishin marrë një shumë parash dhe disa produkte të tjera, kanë organizuar punën për zbardhjen e saj dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat, u bë arrestimi i shtetasit V.K., 18 vjeç, banues në Bulqizë, si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shkak të moshës për dy shtetas të moshës 16 dhe 13 vjeç.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, në fshatin Gjoricë dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e 59-vjeçarit, duke marrë produkte të ndryshme dhe një shumë parash.

Po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjeve të cilat dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️