Bulqizë / Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kapën shtetasin e shpallur në kërkim A. H., 27 vjeç, banues në fshatin Lladomericë, për të cilin prokurori vendosi procedimin në gjendje të lirë, pasi më datë 13 gusht, në bashkëpunim me shtetas të tjerë gjithashtu të proceduar penalisht, kanë goditur me grushte, një 32-vjeçar.
-Në vijim të informacionit të dhënë më datë 22.08.2023, sipas të cilit ishte paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi Sh. Ç., 58 vjeç, banues në Gjoricë, ju informojmë se nga veprimet e thelluara hetimore, të kryera për të përcaktuar shkakun e dëmtimit të 58-vjeçarit, ka rezultuar se:
Shtetasi Sh. Ç. ka qenë në ambientet një restoranti në Fushë Bulqizë, kur ka shfaqur probleme shëndetësore. Nga deklarimet e mjekut i cili e ka asistuar në spital, 58-vjeçari nuk ka dëmtime të jashtme dhe problemet shëndetësore i ka shfaqur për shkak të një hemorragjie cerebrale.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për vlerësim.