Bulqizë – Vihen në pranga 2 vëllezër dhe procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë, për “Prerje të paligjshme të paligjshme të pyjeve”

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve mjedisore.

Vihen në pranga 2 vëllezër dhe procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë, për “Prerje të paligjshme të paligjshme të pyjeve”.

Në vijim dhe zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, u goditën dy raste të prerjes së pyjeve dhe si rezultat  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. C., 23 vjeç, dhe B. C., 27 vjeç, (vëllezër), banues në Fushë-Bulqizë.

Si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. C.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme në vendin e quajtur “Kurora e Liqenit të Zi”, Bulqizë.

Po në vijim të kontrollit të territorit  janë proceduar penalisht nga Policia shtetasit G. I., dhe A. I., pasi në zonën e Gjoricës janë konstatuar duke transportuar lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.