Bulqizë – U kapën duke transportuar me kamion, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, nis hetimi penal për 4 shtetas.

Bulqizë/Kontrolle të shtuara nga Policia, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

U kapën duke transportuar me kamion, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, nis hetimi penal për 4 shtetas.

Sekuestrohen 2 automjete dhe rreth 10 m³ lëndë drusore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të kontrolleve me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, në vendin e quajtur “Fusha e Zogut”, kanë kapur shtetasit H.H., G.H., H.K., dhe Sh.K., duke transportuar me dy automjete rreth 10m³ lënde drusore, të prera në mënyrë të paligjshme.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi hetimi penal për 4 shtetasit e lartëpërmendur, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë qytetarët që të mos implikohen në veprimtari të kundërligjshme në dëm të mjedisit, pasi kontrollet vijojnë pandërprerë dhe çdo tentativë do të konstatohet dhe do të goditet me forcën e ligjit.