Bulqizë/ Procedohet penalisht brigadieri i një subjekti minerar, për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.
Në vijim të informacionit paraprak, të dhënë me datë 14.08.2023, ku në një subjekt minerar, në Bulqizë, gjatë punës në nivelin 17 të pusit, shpërtheu një sasi gazi dhe për pasojë pësuan djegie trupore tre punëtorë që ndodheshin në këtë nivel, ju informojmë se;
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin L.Xh., 55 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë brigadier i subjektit minerar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi dyshohet se nuk ka kontrolluar frontin e punës dhe punonjësit që punonin në atë nivel.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.