Bulqizë – Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë, procedohen penalisht 7 shtetas

Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, dhe nuk iu bindën urdhrit të  punonjësve të policisë, procedohen penalisht 7 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë,  në përfundim të veprimeve të kryera, në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e djeshme, përpara godinës së Komisariatit të Policisë Bulqizë  kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

A. T., 24 vjeç; D. C., 22 vjeç; D. Gj., 24 vjeç; E. B., 20 vjeç; O. D., 20 vjeç; P. T., 48 vjeç; A. SH.,  20 vjeç;  banues në Durrës e Bulqizë.

Shtetasit e lartpërmendur kanë protestuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të policisë për t’u shpërndarë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.