Berat – Vijon operacioni policor kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit”, kapet 1 shtetas në kërkim

Berat

Vijon operacioni policor kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit” që ka si qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe të atyre që posedojnë armë zjarri, pa leje.

I dënuar me 4 vjet e 7 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Organizata kriminale”, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, shërbimet e DVP Berat, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat dhe të Forcës së Posaçme Operacionale, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

Kristi Greku, 34 vjeç, banues në Berat.

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka konvertuar dënimin e vendosur nga Gjykata e Belgjikës, për këtë shtetas, dhe e ka dënuar atë, me 4 vjet e 7 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Organizata kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal shqiptar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.