Berat – Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. P., 38 vjeç, banues në fshatin Tapi, Kuçovë, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Dimal referuan materialet, si dhe shpallën në kërkim shtetasin E. H., 43 vjeç, banues në Drenovicë, Dimal, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin Q. D., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Paraprakisht, dyshohet se 43-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.