Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin O. D., 31 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën një armë të ftohtë thikë.
Të njëjtat shërbime referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Th. Gj., 25 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me IMT Berat, u konstatua se kishte ndërtuar disa shtëpi druri, pa lejen e organeve përkatëse.
Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin A. B., 23 vjeç, banues në Skrapar, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.