Kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, arrestohen në flagrancë 3 shtetas, ndërsa 1 tjetër shpallet në kërkim.
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 54 vjeç, si dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi S. D., 17 vjeç, banues në Berat.
Këta shtetas, pasi janë ndaluar nga punonjësit e Policisë Rrugore, nuk i kanë paraqitur dokumentacionin e kërkuar, por i kanë kundërshtuar ata me dhunë.
Gjithashtu, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. N., 31 vjeç banues në Çorovodë dhe F. N., 35 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tyre u bë pasi kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë së Rendit Publik, për shkak të detyrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, kryer në bashkëpunim.