Berat – Policia Rrugore e Beratit, orë mësimore dhe praktike për të njohur nxënësit me rregullat e qarkullimit rrugor dhe zbatimin e tyre

👮🏻♀”Nxënësit, aktorë dhe faktorë të rëndësishëm për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore”👩🎓

Policia Rrugore e Beratit, orë mësimore dhe praktike për të njohur nxënësit me rregullat e qarkullimit rrugor dhe zbatimin e tyre.

Një ndër masat e marra nga Policia e Beratit për rritjen e parametrave të sigurisë, është edhe sensibilizimi i këmbësorëve dhe drejtuesve të mjeteve.

Prioriteti ynë është siguria e nxënësve dhe edukimi i tyre në bankat e shkollës. Nën moton “Siguria juaj në rrugë, prioriteti ynë”, gjatë ditës së sotme, në shkollën 🏢”Irfan Ngjegjari”, 👮🏻♀👮♂punonjësit e Policisë Rrugore” kanë bashkëbiseduar me nxënësit e klasave të lX për njohjen e ⭕⛔🚫🚷📵sinjalistikës dhe respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim që lëvizjet në rrugë të jenë të sigurta, në mënyrë që të shmangim aksidentet rrugore.

Shefi i Sektorit të Policisë Rrugore, Ali Yzeiri ka theksuar se nëse të gjithë ne do jemi më të vëmendshëm në rrugë, do respektojmë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të mundohemi të gjithë bashkë të sensibilizojmë shkelësit, siguria në rrugë do rritet, ndaj ne do vijojmë të bashkëpunojmë me stafet pedagogjike, 🤝me nxënës 👩🎓👨🎓dhe qytetarë, 🙋♂🙋♀për të bërë të mundur që të gjithë së bashku të rrisim parametrat e sigurisë rrugore për përdoruesit e rrugës.

Nxënësve u janë shpërndarë guida 📖me këshilla praktike për sigurinë rrugore dhe fletëpalosje me rregullat e qarkullimit rrugor. 🚥🚦 Gjithashtu, punonjësit e Policisë u kanë mësuar nxënësve praktikisht disa rregulla të qarkullimit rrugor, në ambientet e jashtme të shkollës.