Berat
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Berat, operacioni policor i koduar “Stuff”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
Zbardhen dhe dokumentohen 14 raste të vjedhjes, të ndodhura gjatë vitit 2022.
Vihet në pranga autori i dyshuar, i dënuar më parë 3 herë për të njëjtën veprimtari kriminale. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Sekuestrohen disa nga sendet e vjedhura dhe disa sende të tjera që autorët i përdornin për të realizuar vjedhjet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Stuff”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
- R. N., 27 vjeç, banues në Berat, i dënuar 3 herë më parë, për vjedhje.
Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi M. M., 38 vjeç, banues në Berat.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, gjatë vitit 2022, kanë vjedhur shuma parash, sende me vlerë dhe vegla pune, në disa banesa dhe subjekte, në zona të ndryshme të Beratit, konkretisht:
- Më datë 01.01.2022, kanë vjedhur në një magazinë, në fshatin Bogdan;
- Më datë 30.04.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. Q.;
- Më datë 09.06.2022, kanë vjedhur në dyqanin e shtetasit A. Q.;
- Më datë 02.07.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit N. X.;
- Më datë 10.07.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit V. L.;
- Më datë 26.07.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit B. K.;
-Më datë 07.08.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit B.K; - Më datë 12.08.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit Xh. S.;
- Më datë 17.09.2022, kanë vjedhur në dyqanin e shtetasit F. M.;
- Më datë 03.10.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit Y.M.;
- Më datë 04.11.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetases V. A.;
-Më datë 10.11.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetases A. M.;
-Më datë 23.11.2022, kanë vjedhur në sportelin e Postës, një shumë lekësh;
-Më datë 28.11.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit N. N.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa nga sendet e vjedhura, 1 levë hekuri, 1 thikë dhe 1 dorezë metalike.
Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të shpallur në kërkim, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjes që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.