Goditen 6 raste, nga këto: 4 raste të ndërtimeve pa leje dhe 2 raste të prerjes së paligjshme të pyjeve.
Procedohen penalisht 6 shtetas si dhe sekuestrohet lëndë drusore.
Strukturat e DVP Dibër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen krimeve mjedisore, si rezultat i kontrolleve dhe informacioneve të marra në rrugë policore kanë evidentuar dhe goditur 9 raste.
U proceduan penalisht shtetasit: S.T, Q.L, A.H, B.SH, të tre banues në Dibër.
Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi janë konstatuar nga shërbimet e policisë duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse.
Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit :
A. C., banues në Dibër, pasi u kap duke transportuar lëndë drusore, me automjetin tip furgon, pa dokumentacion përkatës.
Q.XH, banues në Dibër, pasi në një vend qëndrim pranë banesës së tij, u konstatua e prerë lëndë drusore e llojit pishë pa dokumentacion përkatës.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë Dibër, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Ndërtimi pa leje”.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kontekst kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast që ata konstatojnë, në numrin unik 112 apo në Komisariatin Dixhital.