Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit A. L., 42 vjeç, banues në fshatin Rexhin, Tepelenë, pasi në oborrin e banesës së tij u gjetën 50 kubikë të kultivuar me fara kanabisi.
Po gjatë kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj kanë vënë në pranga shtetasin S. P., 43 vjeç, banues në fshatin Memaliaj, pasi iu gjet një sasi farash cannabis sattiva, në tentativë për t’i kultivuar.
Vijon intensivisht kontrolli i territorit për evidentuar dhe parandaluar çdo tentativë për kultivim të bimëve narkotike.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.