Efektivët e DVKM Kukës, ndihma me paketa ushqimore për disa familje në Kukës dhe Dibër

Kukës

Solidariteti rrit besimin.

Jo vetëm për të zbatuar dhe mbrojtur ligjin, por dhe socialë e humanë për të forcuar më tej bashkëpunimin mes Policisë dhe qytetarëve.

Efektivët e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës, duke u nisur nga situata e krijuar për shkak të COVID-19, kanë grumbulluar një shumë të hollash nga të ardhurat e tyre, me të cilat blenë 26 paketa ushqimore dhe i shpërndanë për disa familje, në qarkun Kukës dhe Dibër, meqenëse Policia Kufitare e Kukësit mbulon edhe pikën e kalimit të Bllatës në Dibër.

Banorët kanë falënderuar punonjësit e Policisë për vëmendjen dhe ndihmën dhe kanë shprehur vlerësim për gjithë angazhimin dhe sakrificën e Policisë, e cila është në vijën e parë të frontit të luftës për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës Zija Sula është shprehur se Policia do jetë përherë pranë qytetarëve, pasi qytetarët janë aleati më i çmuar i Policisë. 👮♂👮♀🚓

Bashkë ia dalim!