Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Berat u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 32 vjeç, banues në Roshnik, Berat, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur dhe në kundërshtim me Aktin Normativ nr. 3, datë 15.03.2020.
Gjithashtu është arrestuar shtetasi A. D., 51 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në vendin e quajtur “Vidha”, në rrugën e Kuçovës, duke drejtuar mjetin motor tip “Honda”, në gjendje të dehur, është përplasur me bordurën dhe për pasojë ka mbetur i plagosur, jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Shtetit vijon monitorimin dhe kontrollin e të gjitha akseve rrugore dhe apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e ndalim qarkullimit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.