Tiranë/Policia kurdo pranë nxënësve! Vijojnë takimet ndërgjegjësuese në shkolla, në kuadër të programit “Siguria e të Rinjve”.
Zëvendësdrejtori për Sigurinë Publike i DVP Tiranë, së bashku me shefin e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe me punonjës të Policisë, zhvilluan një bashkëbisedim me nxënësit e shkollës “1 Maji”, ku u mirëpritën nga drejtoresha e institucionit.
Gjatë takimit u trajtuan çështje që lidhen me sigurinë në shkollë dhe jashtë saj, parandalimin e bullizmit, veçanërisht atij në hapësirën digjitale, dhunës dhe fenomeneve të tjera negative. Nxënësit patën mundësi të ndanin shqetësimet e tyre, të drejtonin pyetje dhe të merrnin këshilla praktike nga përfaqësuesit e Policisë.
Policia mbetet e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit me institucionet arsimore dhe ndërgjegjësimin e të rinjve, me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt dhe mbrojtjen e tyre nga paligjshmëritë.
