🚨Ushtrim i simuluar në gjimnazin “Bajram Abdiu”, për të përgatitur nxënësit për reagimin e shpejtë dhe të duhur në raste zjarri.
Në ambientet e gjimnazit “Bajram Abdiu”, në fshatin Bicaj, u zhvillua një ushtrim simulues për përballimin e situatës së rënies së zjarrit.
Në këtë aktivitet morën pjesë shërbimet e Policisë të Komisariatit Kukës, shërbimet e zjarrfikëses dhe ekipi i ambulancës, të cilët ndërhynë në mënyrë te koordinuar për menaxhimin e situatës së simuluar.
Ushtrimi u zhvillua në kushte sa më afër një situate reale, duke simuluar të gjitha fazat e ndërhyrjes, nga evidentimi i situatës emergjete, te reagimi i shërbimeve përkatëse dhe dhënia e ndihmës së parë.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte testimi i gatishmërisë, forcimi i bashkëpunimit ndërmjet struktuarave dhe rritja e aftësive për reagim të shpejtë, me synim garantimin e sigurisë dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve.
Nxënësit morën informacionin e nevojshëm mbi përgatitjen, koordinimin dhe reagimin në kohë për përballimin me sukses të situatave të tilla emergjente.