📍 Berat
Në zbatim të programit “Siguria e të Rinjve”, vijojnë takimet ndërgjegjësuese me nxënësit në shkollat e qarkut Berat.
Me qëllim edukimin, ndërgjegjësimin dhe parandalimin e fenomeneve që cenojnë sigurinë dhe mirëqenien e të rinjve, N/Specialistët e Edukimit në Shkolla, në bashkëpunim me stafet pedagogjike, zhvilluan takime me nxënësit e shkollave “Zylyftar Veleshnja” dhe “Kahreman Ylli”, në Skrapar, “70 Vjetori i Pavarësisë”, në Berat, si dhe në Shkollën Mbrakull.
Gjatë takimeve u trajtuan tema me rëndësi të veçantë për moshën e adoleshencës, ndër të cilat:
● Dhuna dhe parandalimi i saj;
● Bullizmi në mjediset shkollore;
● Bullizmi kibernetik dhe siguria në internet;
● Trafikimi i qenieve njerëzore;
● Rëndësia e denoncimit dhe kërkimit të ndihmës në rastet kur nxënësit përballen me situata të rrezikshme.
Përmes bashkëbisedimit dhe informimit, nxënësit u ndërgjegjësuan mbi rreziqet që mund t’i cenojnë, rëndësinë e respektimit të njëri-tjetrit dhe domosdoshmërinë e kërkimit të ndihmës në çdo rast kur ndihen të kërcënuar apo përballen me situata problematike.
Takime të tilla synojnë të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi shkollor të sigurt, gjithëpërfshirës dhe pa dhunë, si dhe në forcimin e bashkëpunimit mes Policisë, shkollës, nxënësve dhe komunitetit.
🤝 Siguria e të rinjve është përgjegjësi e përbashkët.
#Siguriaetërinjve
#Edukimi
#StopBullizmit #SiguriaKibernetike #JoTrafikimit #DVPBerat


