Fier/ Monitorim intensiv me pajisje inteligjente në akset rrugore dhe në pikat hyrëse-dalëse, me objektiv parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut. 🚔
Gjatë kësaj jave, në kuadër të kontrolleve të intensifikuara për rritjen e sigurisë rrugore, janë proceduar penalisht 5 shtetas për shkelje të ndryshme të dispozitave të Kodit Rrugor.
Nga këta, 1 shtetas i arrestuar për drejtim automjeti në gjendje të dehur, ndërsa 3 shtetas të tjerë për drejtim të mjetit pa leje drejtimi, nga të cilët 1 i arrestuar dhe 2 të proceduar në gjendje të lirë.
U procedua penalisht gjithashtu 1 shtetas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë aksidentin.
Në kuadër të kontrolleve parandaluese, të organizuara me grupe kontrolli në rrugët urbane, interurbane dhe lokale, gjatë kësaj periudhe janë vendosur gjithsej:
• 989 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë, në rrugët interurbane dhe në autostradën A2;
• 40 masa administrative për mospërdorimin e rripit të sigurimit;
• 4 masa administrative për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
• 35 masa administrative për parakalim të gabuar;
• 6 masa administrative për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit;
• 112 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat përbëjnë burim potencial për aksidente.
Vijojnë kontrollet për mjetet që kryejnë transportin e nxënësve, me qëllim garantimin e sigurisë së tyre gjatë lëvizjes. Gjatë kësaj jave janë vendosur 3 masa administrative, pasi janë konstatuar mjete të transportit publik pa dokumentacionin përkatës.
Policia Rrugore Fier apelon sërish për respektimin rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor, si një kontribut i rëndësishëm për rritjen e sigurisë rrugore, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të të gjithë përdoruesve të rrugës, si dhe garantimin e një qarkullimi të sigurt, të lirë dhe pa pengesa.
