Fushë Arrëz / Policia u shkon në ndihmë 2 turistëve turq, të cilët kishin mbetur të bllokuar në malin e Krrabit
Pas marrjes së njoftimit se 2 turistë turq kishin mbetur të bllokuar me motomjetet me të cilat po udhëtonin, në një zonë me terren të vështirë, poshtë Malit të Krrabit, Fushë Arrëz, shërbimet e Policisë u kanë ardhur menjëherë në ndihmë.
Shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për lokalizimin dhe dhënien e ndihmës turistëve, duke u nisur drejt zonës ku ata kishin mbetur të bllokuar.
Pas kërkimeve në terren, turistët janë lokalizuar nga shërbimet e Policisë dhe po punohet për nxjerrjen e tyre nga zona e vështirë dhe transportimin në një vend të sigurt.
Policia vijon veprimet në terren, deri në përfundimin e plotë të operacionit për dhënien e ndihmës turistëve.
Policia, pranë qytetarëve dhe turistëve në çdo situatë!
#KërkoNdihmë 📱
#Policiapranëteje 👮♂️👮♀️
#nëçdoshkajtëvendit ✅


