Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit

Shërbimet e Policisë, në të gjithë vendin, vijojnë kontrollet në territor, monitorimin e qarkullimit rrugor dhe goditjet e njëpasnjëshme, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Si rezultat, janë finalizuar 2 operacione për goditjen e veprimtarive kriminale të kultivimit të bimëve narkotike dhe të shitjes së armëve të zjarrit.

U sekuestruan 2 armë zjarri dhe municion luftarak.

Gjithashtu, është kapur/ndaluar 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja me dhunë” dhe 3 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve, krahas operacioneve, janë goditur 20 raste, 6 prej tyre me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për rastet e tjera po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, si dhe janë asgjësuar bimë narkotike të kultivuara.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 12 raste, me 4 shtetas të arrestuar, 13 të proceduar në gjendje të lirë dhe 3 të shpallur në kërkim.

Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 3 raste, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit janë evidentuar 6 raste, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Për njërin prej rasteve, u procedua penalisht për shpërdorim detyre 1 shtetas, me detyrë teknik pyjesh.

Janë evidentuar 10 raste të dhunës në familje, me 2 shtetas të arrestuar dhe 8 të proceduar në gjendje të lirë.

Gjithashtu, janë plotësuar 10 kërkesa-padi për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.

Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 4 raste, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të krimeve kibernetike, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë arrestuar 2 shtetas dhe janë proceduar penalisht 7 të tjerë, pasi drejtonin mjete në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht 2 shtetas, pasi dyshohet se kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe po punohet për kapjen e 2 shtetasve që janë larguar nga vendi i aksidentit.

Është arrestuar 1 shtetas dhe është proceduar në gjendje të lirë 1 tjetër, për kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Janë proceduar në gjendje të lirë 14 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Policia Kufitare: U procedua penalisht 1 shtetas, për kontrabandë mallrash.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke garantuar reagim profesional dhe të shpejtë, si dhe ruajtjen e anonimatit.

Tiranë/Informacion paraprak-Sot, në Yrshek, pranë magazinës së një subjekti, është gjetur pa shenja jete shtetasi M. H., 65 vjeç, i cili punonte si rojë i këtij subjekti.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.