Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për rastin e ndodhur rreth orës 12:00, në rrugën “Çamëria”, bëjmë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit J. S., 30 vjeç. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasin I. D., 67 vjeç, gazetar, i cili mori mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”
