Njoftim për shpalljen e aplikimeve për pranimin në funksione të veçanta, në Policinë e Shtetit

Në zbatim të urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, me qëllim zhvillimin e një procesi konkurrimi të drejtë, të paanshëm dhe transparent, sipas parimit të shanseve të barabarta, mosdiskriminimit dhe meritës;

 

NJOFTOJMË:

 

  1. Shpalljen e aplikimeve për pranimin e shtetasve në funksione të veçanta, në Policinë e Shtetit, që kërkojnë arsim, certifikim, njohuri dhe aftësi specifike, të vërtetuara nga organet kompetente të licensuara ose akredituara, që nuk përfitohen nëpërmjet programeve të formimit, specializimit dhe kualifikimit në Akademinë e Sigurisë.

 

  1. Për pranimin në funksione të veçanta në Policinë e Shtetit, aplikantët duhet të kalojnë me sukses fazat e mëposhtme:

 

  1. Aplikimi;
  2. Shqyrtimi dokumentacionit;
  3. Verifikimi i aplikantit;
  4. Jetëshkrimi i kandidatit;
  5. Intervista me gojë;
  6. Ankimimi

 

  1. Aplikimet fillojnë më datë 07.2026 dhe përfundojnë më datë 31.07.2026. Çdo aplikant dorëzon në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, dokumentacionin e përcaktuar me këtë njoftim, brenda afatit të aplikimit.

 

  1. Kanë të drejtë të aplikojnë për pranim në funksionet e veçanta shtetasit të cilët plotësojnë kriteret e përgjithshme dhe ato të veçanta sipas përcaktimeve të këtij njoftimi.

 

  • Kritere të përgjithshme:

 

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;;
  3. Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, apo të jetë larguar nga shërbimi civil me masë disiplinore;
  4. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
  5. Të ketë përfunduar arsimin e lartë dhe kualifikimet e fushës së veçantë;
  6. Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale;
  7. Të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet në fushën perkatëse;
  8. Të plotësojë kushtet për tu pajisur me certifikate të sigurimit të personelit sipas nivelit të pozicionit të punës për të cilin aplikon.
  9. Të plotësojë kriteret e besueshmërisë dhe integritetit.

 

4.2 Kritere të veçanta sipas strukturës policore janë si vijon:

 

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE

 

Emërtimi i pozicionit Grada korresponduese Nr. Vendeve
Specialist Ekzaminues të Provave Digitale, Sektori i Analizës, Monitorimit dhe 24/7, Drejtoria për Hetimet e  Krimeve Kibernetike Kryekomisar 3

 

Kritere të veçanta:

  • Të ketë përfunduar ciklin e dytë të arsimit të lartë “Master i Shkencave”, në Shkenca Kompjuterike, Teknologji Informacioni, Inxhinieri Elektronike, Siguri Kibernetike ose fusha të tjera të ngjashme edhe diploma “Bachelor”, në të njëjtin profil.
  • Të ketë njohuri të mira teorike dhe praktike në fushën e forenzikës kompjuterike, në identifikimin, sigurimin, administrimin, ekzaminimin dhe analizimin e provave digjitale, në përputhje me standardet dhe praktikat bashkëkohore të ekspertimit kriminalistik.
  • Të ketë aftësi në përdorimin e programeve, pajisjeve dhe metodologjive të specializuara për ekzaminimin e provave kompjuterike, rikuperimin e të dhënave, analizimin e sistemeve kompjuterike, pajisjeve mobile dhe mediave të ruajtjes së informacionit.
  • Të ketë njohuri mbi procedurat standarde të punës në fushën e ekspertimit kompjuterik, mbi ruajtjen e integritetit të provës digjitale (Chain of Custody), si dhe mbi aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e Policisë së Shtetit dhe ekspertimin kriminalistik.
  • Të ketë aftësi për të identifikuar dhe vlerësuar nevojat për përmirësimin dhe përditësimin e metodikave që zbatohen në fushën e ekspertimit kompjuterik, në përputhje me zhvillimet teknologjike dhe standardet ndërkombëtare.
  • Të ketë aftësi analitike, aftësi shumë të mira për zgjidhjen e problemeve komplekse teknike, si dhe aftësi për të përgatitur raporte dhe akte ekspertimi të plota, të sakta dhe të argumentuara profesionalisht.
  • Të ketë aftësi për të prezantuar qartë dhe profesionalisht produktet e ekspertimit, opinionet teknike dhe konkluzionet e tij përpara strukturave hetimore, prokurorisë dhe gjykatës.
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze, si dhe aftësi për komunikim të rrjedhshëm dhe përdorimin e literaturës teknike ndërkombëtare.
  • Të ketë jo më pak se 5 (pesë) vite eksperiencë pune .
  • Të ketë aftësi shumë të mira bashkëpunimi dhe pune në grup, integritet profesional, ruajtje të konfidencialitetit dhe etikë të lartë gjatë administrimit dhe trajtimit të provave digjitale;
  • Të plotësojë kriteret e besueshmërisë sipas ligjit për Policinë e Shtetit.

 

 

Emërtimi i pozicionit Grada korresponduese Nr. Vendeve
Specialist Monitorues, Sektori i Analizës, Monitorimit dhe 24/7, Drejtoria për Hetimet e  Krimeve Kibernetike Komisar 2

 

Kritere të veçanta:

  • Të ketë përfunduar ciklin e parë të arsimit të lartë “Bachelor”, në Shkenca Kompjuterike, Teknologji Informacioni, Siguri Kibernetike, Inxhinieri Elektronike ose fusha të tjera të ngjashme.
  • Të ketë njohuri të mira teorike dhe praktike në monitorimin e burimeve të hapura të internetit (OSINT), monitorimin e mediave sociale, platformave online, Dark Ëeb dhe teknologjive të lidhura me anonimitetin dhe komunikimet elektronike.
  • Të ketë njohuri të mira në fushën e sigurisë kibernetike, analizës së të dhënave, analizës së rrjeteve kompjuterike dhe metodave të identifikimit të aktiviteteve të dyshuara ose kriminale në mjedisin digjital.
  • Të ketë njohuri mbi procedurat standarde të punës në fushën e monitorimit të internetit, si dhe mbi aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e Policisë së Shtetit, hetimin e krimeve kibernetike dhe administrimin e informacionit operacional.
  • Të ketë aftësi për të identifikuar, analizuar dhe vlerësuar informacionin e përftuar nga burime të ndryshme online, si dhe për të hartuar raporte analitike dhe produkte informative që mbështesin procesin hetimor.
  • Të ketë aftësi për të identifikuar dhe vlerësuar nevojat për përmirësimin e metodikave dhe teknikave që zbatohen në monitorimin e internetit, në përputhje me zhvillimet teknologjike dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, bashkëpunimi dhe pune në grup, si dhe aftësi për të prezantuar në mënyrë të qartë dhe profesionale analizat, produktet dhe konkluzionet e tij.
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze, të vërtetuara me diplomë ose certifikatë, si dhe aftësi për komunikim të rrjedhshëm dhe përdorimin e literaturës teknike ndërkombëtare.
  • Përparësi do të kenë kandidatët që zotërojnë certifikime profesionale ose kanë ndjekur trajnime të specializuara në fushën e OSINT, Cyber Threat Intelligence (CTI), Dark Web Investigation, Digital Intelligence (DOMEX), analizës së mediave sociale ose hetimit të krimeve kibernetike.
  • Të plotësojë kriteret e besueshmërisë sipas ligjit për Policinë e Shtetit.

 

 

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

 

Emërtimi i pozicionit Grada korresponduese Nr. Vendeve
Specialist, mjek / trupë operacionale, Seksioni i operacioneve, Njësia e Sigurisë Publike Fier Nënkomisar 1

 

Kritere të veçanta:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në degën “Mjekësi e Përgjithshme”;
  • Të jetë i licensuar për ushtrimin e profesionit nga Urdhri i Mjekëve në Republikën e

Shqipërisë;

  • Të ruaj konfidencialitetin dhe të plotësojë standardet etike të profesionit;
  • Të jetë i gatshëm të punojë me turne ose në gatishmëri;
  • Të ketë aftësi komunikimi dhe pune në grup;
  • Të plotësojë kriteret e besueshmërisë sipas ligjit për Policinë e Shtetit.

 

 

DEPARTAMENTI PËR SHËRBIMET MBËSHTETËSE

 

Emërtimi i pozicionit Grada korresponduese Nr. Vendeve
Shef Sektori, Sektori i Armatimit dhe Pajisjeve Speciale, Drejtoria e Mbështetjes Logjistike, Departamenti për Shërbimet Mbështetëse Drejtues 1

 

Kërkesa te veçanta:

  • Të ketë diplomë në Akademinë e Frocave Tokësore, specialiteti “Logjistikë/ Armatim/ Gjitharmësh”, ose diplomë të ciklit të dytë të studimeve në shkencat e natyrës, dega “Kimi”, edhe diploma “Bachelor”, në të njëjtin profil;
  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5 vjet, në Institucione të Sigurisë dhe të ketë ushtruar profesionin në fushën ku është arsimuar;
  • Të ketë aftësi për të ofruar drejtim tekniko-ekonomik të lartë për të koordinuar, kontrolluar, vlerësuar dhe drejtuar veprimtarinë e vartësve, përdorimin dhe menaxhimin e aktiviteteve dhe burimeve të njësisë;
  • Të ketë aftësi në menaxhimin e aktiviteteve, në administrimin e tyre dhe njohuri të drejtimit ekonomik;
  • Të zotërojë njohuri të plota teknike profesionale në njohjen e armëve, municioneve dhe mjeteve të përdorimit të forcës;
  • Të ketë njohuri të thëlluara mbi natyrën e lëndëve lakrimogjene, rregullat e administrimit dhe menaxhimit të sigurtë të këtyre lëndëve;
  • Të ketë njohuri të mira pune për drejtimet aktuale të zhvillimit në Policinë e Shtetit, politikat organizative, procedurat, programet dhe tendencat e zhvillimit të organizatës së policisë, për standardet e hartimit dhe monitorimit të projekteve dhe strategjive.

 

 

Emërtimi i pozicionit Grada korresponduese Nr. Vendeve
Shef Sektori, Sektori i Kontabilitetit, Drejtoria e Financave, Departamenti për Shërbimet Mbështetëse Drejtues 1

 

Kërkesa te veçanta:

  • Të ketë diplomë Master Shkencor në Shkencat Ekonomike (diploma e nivelit Bachelor duhet të jetë përkatësisht ne te njëjtën fushe të arsimit).
  • Të ketë eksperiencë pune jo më pak së 5 vjet, në pozicione në strukturat e Financës apo struktura të tjera operuese të administrimit dhe përdorimit të burimeve financiare e materiale, me gradën Drejtues/gradë ekuivalente, Nëpunës civil (shef sektori/seksioni, Inspektor  në Drejtorinë e Financës në DPPSH ose të njëjtin funksion në Institucione të tjera të barasvlershme;
  • Kualifikime pasuniversitare, ose kualifikime të tjera, preferenciale për administrim publik;
  • Të ketë njohuri të përgjithshme të programeve bazë në përdorimin e kompjuterit Excel; Ëord; PoëerPoint etj.
  • Të mos ketë qenë i përjashtuar nga shërbimi civil, ose Policia e Shtetit;
  • Të ketë njohuri dhe aftësi drejtuese për punën në grup dhe për procedurat, programet dhe tendencat e zhvillimit të organizatës së policisë, për standardet e zbatimit dhe monitorimit të buxhetit dhe menaxhimit të aktiveve.

 

 

 

 

 

DEPARTAMENTI PËR TEKNOLOGJINË E INFORMACIONIT

 

Emërtimi i pozicionit Grada korresponduese Nr. Vendeve
Asistent, Departamenti për Teknologjinë e Informacionit Drejtues 1

 

Kritere të veçanta:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë universitar;
  • Të ketë njohuri të përgjithshme, të programeve bazë në përdorimin e kompjuterit;
  • Të plotësojë kriteret për t’u pajisur me Certifikatë të Sigurimit të Personelit sipas kategorisë së

përcaktuar nga aktet ligjore për pozicionin e punës;

  • Të ketë njohuri të mira pune për aktet ligjore, nënligjore dhe procedurat standarde të punës së

Policisë së Shtetit.

  • Të ruajë konfidencialitetin e krijuar gjatë marrëdhënieve të punës me Drejtorin e

Departamentit.

  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze.
  • Të ketë aftësi për hartimin e akteve ligjore nënligjore dhe zbatimin e politikave, strategjive

dhe planeve të veprimit të Policisë së Shtetit;

  • Të ketë aftësi komunikuese dhe të punës në grup;
  • Të njohë parimet e mbikëqyrjes, trajnimit dhe vlerësimit të performancës;
  • Të njohë standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut;
  • Të plotësojë kriteret e besueshmërisë sipas ligjit për Policinë e Shtetit.

 

INSTITUTI I POLICISË SHKENCORE

 

Emërtimi i pozicionit Grada korresponduese Nr. Vendeve
Specialist Ekspert, në Sektorin e Biologjisë, në Institutin e Policisë Shkencore Kryekomisar 2

 

Kërkesa te veçanta:

  • Të ketë ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë “Master i Shkencave”, në shkencat e biologjisë, bioteknologjisë, bioinformatikë, gjenetikë, biokimi ose degë ekuivalente;
  • Njohuri dhe aftësi  të mira në lidhje me teknika dhe metodika që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve biologjike;
  • Njohuri mbi procedurat standarde të punës në fushën e ekzaminimeve biologjike dhe akteve ligjore dhe nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e policisë shkencore në përgjithësi dhe ekspertimit kriminalistik në veçanti;
  • Aftësi për të identifikuar dhe vlerësuar nevojat për ndryshim dhe përmirësim të metodikave bashkëkohore që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve biologjike dhe analizën e ADN-së, për të gjitha provat me natyrë biologjike;
  • Aftësi për të prezantuar qartë profesionalisht produktet dhe idetë e tij profesionale;
  • Të kenë njohuri të gjuhës angleze, por edhe aftësi për komunikim të rrjedhshëm në këtë gjuhë; (vërtetuar me dokument të lëshuar nga institucione të autorizura)
  • Të ketë jo më pak se 5 vite eksperiencë pune.

 

 

Emërtimi i pozicionit Grada korresponduese Nr. Vendeve
Specialist kriminalist, në Sektorin e Ekzaminimeve Kompjuterike, në Institutin e Policisë Shkencore Kryekomisar 2

 

Kërkesa te veçanta:

  • Të ketë ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë “Master”, në shkencat Informatike, Teknologji Informacioni, Elektronikë, në fusha të ngjashme etj;
  • Njohuri dhe aftësi  të mira kompjuterike të demonstruara si dhe në lidhje me teknikat dhe metodikat që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve kompjuterike;
  • Njohuri mbi procedurat standarde të punës në fushën e ekzaminimeve kompjuterike dhe akteve ligjore dhe nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e Institutit të Policisë Shkencore në përgjithësi dhe ekspertimit kriminalistik në veçanti;
  • Aftësi për të identifikuar dhe vlerësuar nevojat për ndryshim dhe përmirësim të metodikave që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve kompjuterike;
  • Aftësi për të prezantuar qartë e profesionalisht produktet dhe idetë e tij profesionale;
  • Të jetë i specializuar në fushën e ekspertimit kompjuterik si dhe të jetë i liçensuar nga kompanitë prodhuese të programeve dhe pajisjeve ekzaminuese kompjuterike;
  • Të ketë jo më pak se 5 vite eksperiencë pune;
  • Të kenë njohuri të gjuhës angleze, por edhe aftësi për komunikim të rrjedhshëm në këtë gjuhë; (vërtetuar me dokument të lëshuar nga institucione të autorizura)
  • Të ketë njohuri në lidhje me aktet ligjore dhe nën ligjore që normojnë punën e Policisë së Shtetit;
  • Të ketë njohuri të përgjithshme rreth objektit të punës të IPSH dhe të shërbimit të Policisë Shkencore;
  • Të ketë aftësi të punës në grup dhe aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.

 

AKADEMIA E SIGURISË

 

Emërtimi i pozicionit Grada korresponduese Nr. Vendeve
Shef Sektori, Sektori i Sporteve Elitare, Qëndra e Edukimit Fizik dhe Sporteve Elitare Kryekomisar 1

 

Kritere të veçanta:

  • Të ketë Diplomë universitare në edukim fizik, sport ose fush të ngjashme;
  • Të ketë eksperiencë pune në fushën e trajnimit fizik dhe organizimit sportiv;
  • Të ketë aftësi në menaxhim, komunikim dhe vlerësim performancash;
  • Të ruaj konfidencialitetin dhe të plotësojë standardet etike të profesionit;
  • Të ketë aftësi komunikimi dhe pune në grup;
  • Të plotësojë kriteret e besueshmërisë sipas ligjit për Policinë e Shtetit.

 

 

  1. Shtetasit të cilët shprehin interesin për të aplikuar për funksionet e veçanta të përcaktuara në këtë njoftim, brenda datës 07.2026, duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjitshme të Policisë së Shtetit dokumentacionin e mëposhtëm:

 

  1. Formularin e aplikimit për pranim në Polici (bashkëlidhur këtij njoftimi);
  2. Formularin vetdeklarimi për pranim në Polici (bashkëlidhur këtij njoftimi)
  3. Formularin i dekriminalizimit (bashkëlidhur këtij njoftimi);
  4. Fotokopje të kartës së identitetit;
  5. Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit të lartë me listë notash dhe trajnimeve

      përkatëse, të noterizuara;

  1. Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
  2. Certifikatë familjare;
  3. Vërtetim nga gjykata;
  4. Vërtetim nga prokuroria;
  5. Vertetim nga SPAK
  6. Raport mjeko-ligjor, dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk

      është përdorues i lëndëve narkotike (Skeda mjeksore tërhiqet pranë Akademisë

      së Sigurisë);

  1. Fotokopje e librezës së punës e noteriazuar ose vërtetim për vjetërsinë në punë;
  2. Vertetim për kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore për individin, të

      Drejtorisë Rajonale të Tatimeve. (e-albania)

  1. Dëshmi ose certifikatë të gjuhës huaj (e noteriazuar).

 

  1. Drejtoria e Burimeve Njerëzore bën verifikimin e dokumentacionit të aplikantëve jo më vonë se 5 (pesë) ditë pune nga data e mbylljes së aplikimit, si dhe kërkon nga Drejtoritë/Komisariateve Vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm, të hartojnë vërtetimin e besueshmërisë.

 

  1. Aplikantët që nuk plotësojnë kriteret ligjore, janë të papërshtatshëm, kanë pengesa ligjore dhe kanë mungesë dokumentacioni skualifikohen nga procesi i konkurrimit dhe njoftohen për arsyen e skualifikimit nëpërmjet e-maili-it të evidentuar nga ana e tyre në formularin e aplikimit.

 

  1. Alikanti që plotëson kriteret e përcaktuara për t’u pranuar në funksione të veçanta, i nënshtrohet fazave të vlerësimit si më poshtë:

 

  1. a) Jetëshkrimit të kandidatit (vlerësohet me 80 pikë);

 

  • Vlerësimi i Jetëshkrimit përfshin vjetërsisë në punë, arsimimin, trajnimet dhe gjuhën e huaj, të lidhura me veprimtarinë në fushën e kërkuar si dhe referencat e punëdhënësve të mëparshëm (vlerësohet me 80 pikë);

 

  1. b) Intervista me gojë (vlerësohet me 20 pikë).

 

  • Vlerësimi i njohurive dhe aftësive komunikuese, përvojën profesionale në fushën përkatëse, si dhe motivimin personal (vlerësohet me 20 pikë).

 

  1. Koha dhe vendi i zhvillimit të Intervistës me gojë i njoftohen aplikantëve jo me vone së 2 ditë para datës së zhvillimit të testimit nga Drejtoria e Burimeve Njerezore.

 

  1. Në përfundim të fazave të vlerësimit, Komisioni harton procesverbalin e jetëshkrimit dhe vendimin mbi rezultatet e arritura nga secili aplikant në rend zbritës sipas pozicioneve për të cilat është zhvilluar konkurrimi.

 

  1. Aplikantët kanë të drejtën e ankimimit pranë Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave. Ankimimi mund të bëhet nëpërmjet e-mail-it në adresën njerezore@asp.gov.al, ose pranë sekretarisë së Drejtorisë së Burimeve Njerëzore. Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave shqyrton ankesat dhe merr vendim brenda 5 ditëve pune. Sekretaria teknike njofton aplikantët brenda 2 ditëve pune nga data e marrjes së vendimit nga KSHA.

 

  1. Në përfundim të procesit të ankimimit, Komisioni i Vlerësimit shpall listën e aplikantëve fitues e cila publikohet në website-in e Policisë së Shtetit. Numri i aplikantëve fitues është i barabartë me numrin e funksioneve të lira, të shpallura për konkurrim.

 

  1. Në qoftë se asnjë kandidat nuk merr 60% të pikëve, Komisioni i Vlerësimit vendos përfundimin e konkurrimit pa asnjë fitues të përzgjedhur.

 

  1. Aplikantët e shpallur fitues kryejn programin e formimit, në Akademinë e Sigurisë, me kohëzgjatje në përputhje me programin mësimor të miratuar nga Akademia e Sigurisë dhe pas përfundimit me sukses të tij, pranohet në funksione të veçanta të Policisë së Shtetit, emërohet në detyrë dhe i jepet grada korresponduese e funksionit për të cilin ka konkurruar, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

6. SKEDA MJEKESORE Model i Ri

OK. 1. FORMULARI I APLIKIMIT PER PRANIM NE POLICI

OK. 2. FORMULAR VETDEKLARIMI