Policia dhuron gjak për fëmijët talasemikë

Krahas angazhimeve të tjera të përhershme, për sigurimin e rendit e sigurisë publike dhe me detyra të shtuara për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Policia e Shtetit iu përgjigj thirrjes për dhurim gjaku.

Nevoja për gjak është bërë më urgjente për fëmijët talasemikë, sidomos në këtë situatë ku dhuruesit janë shumë herë më të pakët se zakonisht.

15 punonjës të forcave “Shqiponjat” dhe të Rendit të Drejtorisë Vendore Tiranë dhe zëdhënësi i Policisë së Shtetit dhuruan gjak, paraditen e sotme, duke dëshmuar se Policia është dhe mbetet përherë pranë komunitetit dhe në shërbim e ndihmë të tij.

Humanizmi dhe sakrifica janë në thelb të misionit të Policisë së Shtetit dhe në këtë kontekst u realizua dhurimi i gjakut për fëmijët talasemikë.

Ky solidarizimin dhe kontribut do të vijojë dhe në ditët e ardhshme nga strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

#DhuroJetëDhuroGjak