Policia e Shtetit
Mbi 900 punonjës policie u angazhuan maksimalisht për mbarëvajtjen e provimit të tretë të maturës shtetërore, i cili u mbyll pa probleme, për sa i përket rendit dhe sigurisë.
Punonjësit e Policisë u angazhuan për shoqërimin dhe ruajtjen e materialeve të provimit, garantimin e rendit dhe sigurisë në qendrat ku u zhvillua provimi, si dhe për shoqërimin e materialeve në destinacionin përkatës, pas përfundimit të provimit.
Policia e Shtetit uron maturantët, suksese në provimin e radhës!







