Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit

Rezultatet kryesore të strukturave policore në vend dhe ngjarjet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit

Janë kapur 5 shtetas që ishin në kërkim për krime kundër personit, vjedhje dhe thyerje të masës së sigurisë “Arrrest në shtëpi”.
Gjithashtu, është ndaluar 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste në të gjithë territorin, me 3 autorë të arrestuar dhe 2 të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa për 3 raste po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Janë asgjësuar 928 bimë narkotike Cannabis Sativa.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 12 raste, me 16 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 të shpallur në kërkim.

Janë evidentuar 4 raste të dhunës në familje, me 1 autor të arrestuar, 2 të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim, si dhe janë plotësuar 10 kërkesëpadi për urdhër mbrojtjeje.

Është arrestuar 1 shtetas, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Janë evidentuar 5 raste në fushën e krimeve ekonomiko-financiare, me 5 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj pronës janë evidentuar 10 raste, me 7 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 në kërkim, ndërsa për 1 rast po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 5 raste të krimeve kundër mjedisit, me 5 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Është evidentuar 1 rast në fushën e krimeve kibernetike, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Janë evidentuar 2 raste të mbajtjes pa leje të armëve të ftohta/sportive, me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë.

Janë arrestuar 2 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 të tjerë, pasi drejtonin mjetin, në gjendje të dehur/pa leje drejtimi. Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë 5 shtetas, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Në të gjithë territorin janë evidentuar 7 raste aksidentesh, me 9 shtetas të dëmtuar të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Janë proceduar penalisht 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Strukturat e Policisë Kufitare kanë proceduar penalisht 6 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit, kontrabandë të mallrave, trafikim të mjeteve motorike, falsifikimi të dokumenteve dhe krime kundër mjedisit.

Interpol Tirana ka ekstraduar në Francë, 1 shtetas francez, i cili është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Paris, me 13 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë me të mitur”.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim profesional, të shpejtë dhe anonimat të sigurt.

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 03:30, në qytetin e Laçit, në portën e jashtme të dyqanit në pronësi të shtetasit Gj. L., ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.