Fier/Zhvillohen takime ndërgjegjësuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare

FIER

Vijon faza e tretë e programit kombëtar “Siguria e të rinjve”, një nismë e përbashkët e Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, që synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimin e fëmijëve mbi sigurinë dhe mirëqenien e tyre.

‍♂️ Ndihmës-specialistët për Edukimin dhe Sigurinë në Shkolla të DVP Fier, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë dhe stafin pedagogjik, zhvilluan takime ndërgjegjësuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare në të gjithë qarkun.

Në fokus të kësaj faze është siguria rrugore, respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor, sjellja e sigurt në rrugë dhe përgjegjësia si përdorues të saj.

‍Nxënësit u përfshinë aktivisht në diskutime, duke shfaqur interes, duke bërë pyetje dhe duke ndarë mendimet e tyre mbi temat e trajtuara.

➡️Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë zhvilluar takime ndërgjegjësuese me të rinjtë, lidhur me problematikat që hasin në përditshmëri, kryesisht konfliktet që ndodhin brenda dhe jashtë ambienteve shkollore. Nxënësit patën mundësinë të komunikojnë dhe të trajtojnë situata të ndryshme me të cilat përballen çdo ditë, si dhe mënyrën e denoncimit dhe parandalimit të tyre.

#SiguriaETëRinjve
#PoliciaNëShkollë
#SëBashkuPërNjëKomunitetTëSigurt
#PranëJushNëÇdoKohë