Tiranë
Vijojnë takimet ndërgjegjësuese me nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, me fokus rritjen e sigurisë së të rinjve.
Gjatë bashkëbisedimeve me nxënësit u trajtuan tema që lidhen me bullizmin, konfliktet mes të rinjve, përdorimin e lëndëve narkotike, sigurinë në rrjetet sociale, si dhe respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Punonjësit e Policisë apeluan për më shumë bashkëpunim mes nxënësve, prindërve, mësuesve dhe Policisë, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt në shkolla dhe komunitet.
Takime të tilla do të vijojnë përgjatë gjithë vitit shkollor, në funksion të edukimit dhe ndërgjegjësimit të të rinjve për të qenë qytetarë të përgjegjshëm dhe të sigurt.
#PoliciaeShtetit #SiguriaNëShkolla #Bashkëpunim #SiguriaETëRinjve






