Kontrolle të pandërprera në të gjithë qarkun, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të abuzimit me çmimet e produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve.
Si rezultat i kontrolleve evidentohen dhe procedohen penalisht 2 pronarë dyqanesh.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në zbatim të Planit të Masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të abuzimeve me çmimet e produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve duke përfituar nga situata, evidentuan dhe proceduan shtetasit:
A. D., 47 vjeç dhe A. V., 56 vjeç, të dy banues në Durrës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në njësitë e tyre tregtare, në tregun agroushqimor, në lagjen nr. 14 Durrës, është evidentuar se këta shtetas kanë abuzuar dhe përfituar nga tjetërsimi i çmimeve të artikujve ushqimor që ata tregtonin.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.