Fier/Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 2 vjet e 8 muaj burgim

Fier

Kapet një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 2 vite e 8 muaj burg, për kultivim të bimëve narkotikëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim:

-S. S., 50 vjeç, banues në fshatin Dërmenas, Fier.

Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Fierit, me 2 vite e 8 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.