Tiranë/Vijon programi “Siguria e të rinjve”

Tiranë/Vijon programi “Siguria e të rinjve”

Policia e Tiranës, në bashkëpunim me institucionet arsimore, vijon takimet sensibilizuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme në qarkun Tiranë, në kuadër të programit “Siguria e të rinjve”.

Gjatë këtyre takimeve, punonjësit e Policisë bashkëbisedojnë me nxënësit për tema që lidhen ngushtë me jetën e tyre të përditshme.

Nxënësve u shpërndahen fletëpalosje informuese dhe materiale ilustruese, ndërsa përmes prezantimeve multimediale njihen me shembuj konkretë mbi pasojat e përdorimit të drogës, alkoolit dhe duhanit.

Këto takime synojnë ndërgjegjësimin e të rinjve dhe krijimin e një mjedisi shkollor më të sigurt dhe gjithëpërfshirës.

#PoliciShkollë ‍♂️‍♀️
#tëgjithëbashkë
#përnjëmjedistësigurtë