Raporti i ngjarjeve, 25, 26, 27 prill 2026

DVP Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni i koduar “Foleja 6”.

Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, arrestohen 2 shtetase nga Kina.

Procedohen penalisht 3 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari.

Sekuestrohen shuma parash të dyshuara të përfituar nga kjo veprimtari dhe 2 celularë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar në informacionet e siguruara për një rast prostitucioni, kanë organizuar dhe finalizuar në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacionin policor të koduar “Foleja 6″.

Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetaset nga Kina H. W., 40 vjeçe dhe K. Sh., 38 vjeçe, pasi nga hetimet rezultoi se ushtronin prostitucion, në një apartament që e kishin marrë me qira, në rrugën “Mysylm Shyri”.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për 3 shtetas, përfitues nga kjo veprimtari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, automjeti me drejtues shtetasin kinez T. H., 33 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. M., 26 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi kinez, si dhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi V. M., si dhe 3 pasagjerë, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. Sh., 37 vjeç, banues në fshatin Rov, Maliq, pasi u kap në rrugën “Libonik-Plasë”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë:
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin G. M., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka përndjekur ish-bashkëjetuesen e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. G., 38 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet celularit, një 22-vjeçar;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 15-vjeçar, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka goditur me grushte dhe sende të forta, një 18-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen A. M., 46 vjeçe, banuese në fshatin Shëngjergj, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq:
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. M., 42 vjeç, banues në Maliq, pasi dyshohet se ka kundërshtuar punonjësit e Policisë së Rendit, gjatë vendosjes së një mase administrative për parkim të gabuar, automjetit të kushëririt të tij;
-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në spitalin e Korçës, është paraqitur shtetasi A. L., 50 vjeç, banues në Maliq, i cili dyshohet se është dëmtuar nga avujt e ujit, gjatë punës në një punishte bulmeti. 50-vjeçari mori mjekim dhe u largua në banesë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Korçë/Në vijim të informacionit të dhënë më datë 09.02.2026, për largimin nga banesa të shtetasit A. D., 72 vjeç, banues në Korçë, bëjmë me dije se është gjetur trupi i pajetë i tij (i dekompozuar), në vendin e quajtur “Çezma e Manushaqeve”, në malin Moravë, Korçë. Nga tërësia e veprimeve hetimore (këqyrja e vendit të ngjarjes, këqyrja e kufomës dhe deklarimet e mjekut ligjor pas autopsisë), rezulton se nuk ka patur dëmtime të jashtme dhe se 72-vjeçari dyshohet ta ketë humbur jetën për shkaqe natyrale.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, gjatë 48 orëve të fundit

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori:
-ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. N., 32 vjeç, banues në fshatin Zejmen, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një të moshuar;
-për vlerësim të deklarimit të një punonjëseje të Ujësjellës Kanalizime Lezhë, se si pasojë e shembjes së një masivi dheu në fshatin Rraboshtë, është dëmtuar pajisja që furnizonte me ujë të pijshëm, fshatin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin shpallën në kërkim shtetasin E. P., 20 vjeç, banues në Kurbin, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 3 të mitur, pasi më datë 25.04.2026, dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, një 22-vjeçar, i cili pasi ka marrë asistencën mjekësore të nevojshme, është larguar në banesë, pa rrezik për jetën. Punohet për kapjen e 20-vjeçarit.

Më datë 25.04.2026, kallëzoi një 20-vjeçare, se në rrjete sociale, ishte hapur një llogari false, me kredencialet e saj. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit.

Kurbin/Më datë 27.04.2026, rreth orës 08:25, në qytetin e Laçit, një automjet me drejtues shtetasin Sh. T., 52 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin P. Ll., 60 vjeç. Ky i fundit është transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, dhe paraprakisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin J. S., 38 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 16-vjeçar, pasi drejtonte automjet, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit L. K., 20 vjeç dhe një 15-vjeçar, si dhe shpallën në kërkim një 15-vjeçar, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte një 22-vjeçar, për motive të dobëta.

Në Komisariatin e Policisë Fier ka kallëzuar shtetasi Sh. Y., 66 vjeç, banues në fshatin Daullas, se ka konstatuar të dëmtuar varrin e xhaxhait të tij. Po punohet identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me specialistët e qarkullimit rrugor, arrestuan shtetasin M. R.(S.), 26 vjeç, pasi është konfliktuar me një 57-vjeçar, për motive të dobëta, dhe gjatë kontrollit në automjetin e tij, që u kap duke e drejtuar në gjendje të dehur, u gjet një armë sportive pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. S., 22 vjeç, pasi është përfshirë në konfliktin me 57-vjeçarin.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor
-arrestuan në flagrancë shtetasin J. U., 48 vjeç, pasi në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. L., 63 vjeç, me pasojë vetëm dëme materiale.
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit K. Z., 46 vjeç, dhe O. H., 19 vjeç, pasi në aksin rrugor “Cërrik–Elbasan”, automjeti që drejtonte shtetasi K. Z. u përplas me motomjetin që drejtohej nga shtetasi O. H., i cili ishte pa leje drejtimi. Si pasojë e aksidentit u dëmtuan shtetasi O. H. dhe pasagjeri në motomjetin e tij, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-H. I., 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë;
-E. H., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-G. B., 54 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-S. Sh., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur dhe kanosur një 51-vjeçare, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen V. K., 52 vjeçe, pasi, në fshatin Marinës, Belsh, ka dëmtuar pjesërisht me zjarr, gardhin në tokën në përdorim nga vëllai i saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Më datë 26.04.2026:
-në lagjen “Dushk”, Belsh, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga bombola e gatimit, ka rënë zjarr në banesën e shtetases Z. M., 78 vjeçe. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale;
-në lagjen “Sporti”, Gramsh, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në një objekt (punishte artizanale) në pronësi të shtetasit N. C., 68 vjeç. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Për këto dy raste aksidentale, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për vlerësim.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, gjatë 48 orëve të fundit

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin O. N., 21 vjeç, pasi shërbimet e Komisariatit Nr. 5 i gjetën me vete, sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:
-J. L., 23 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur punonjësit e sigurisë, gjatë ndeshjes së futbollit “Tirana–Partizani”;
-K. A., 22 vjeç, pasi dyshohet se ka hedhur lëndë piroteknike gjatë ndeshjes së futbollit “Tirana–Partizani”;
-G. C., 18 vjeç, pasi dyshohet se ka thyer stola, në tribunat e stadiumit, gjatë ndeshjes së futbollit “Tirana–Partizani”.

Më tej, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për:
-shtetasen L. V., pasi dyshohet se ka goditur me shpulla, shtetasin Gj. P.;
-shtetasit A. H. dhe Sh. K., pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ky i fundit ka bllokuar një rrugë kalimi, shkak për të cilin është kanosur nga shtetasi A. H.;
-një të mitur, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, një të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-vunë në pranga shtetasin E. F., 45 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur në 2 subjekte. Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. B., pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet një platforme komunikimi, shtetasin F. D.;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. M., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur shtetasen L. E.;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një të mitur, pasi posedonte lëndë piroteknike, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 familjarë të të miturit, shtetasit E. Z. dhe E. Z., për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. M. dhe O. R., pasi dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin E. B.;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. T., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin V. K.. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit I. T. iu gjet një armë e ftohtë (thikë), e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan shtetasit A. S., 33 vjeç dhe T. S., 57 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë kanosur dhe kanë goditur shtetasin E. Gj.;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. K., pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet thirrjeve/mesazheve telefonike, shtetasin S. B..

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasen A. M., 44 vjeçe, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin, një aksesori mobilimi, dhe si pasojë është djegur dera e banesës së ish-bashkëshortit të saj;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. B., pasi dyshohet se ka goditur me grushte, shtetasin A. Gj.;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit B. M. dhe A. R,. pasi shfaqen në një video të postuar në rrjete sociale, duke hedhur materiale të ndryshme, në rrugën “Abedin Çiçi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-arrestuan shtetasin I. L., 29 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit N. P., A. K. dhe F. K., pasi në rrugën “Jupiteri”, 3 shtetasit e proceduar po kryenin punime ndërtimi, pa leje, për llogari të 29-vjeçarit;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit T. S. dhe B. S., si dhe për një të mitur, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, 2 shtetas;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. B., për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-arrestuan shtetasit F. K., 23 vjeç, B. P., 23 vjeç dhe U. P., 18 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit S. Rr., B. T. dhe E. Rr., pasi dyshohet se gjatë konfliktit ndërmjet 3 shtetasve të arrestuar me 3 shtetasit e proceduar, për motive të dobëta, shtetasi F. K. ka dëmtuar me mjet prerës, shtetasin E. Rr., i cili është në kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. T., pasi dyshohet për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin M. K.;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. B., pasi dyshohet se ka goditur shtetasin H. G.;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. B., pasi dyshohet se ka goditur një të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. D. dhe për një të mitur, pasi dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-A. Gj., 21 vjeç dhe A. K., 30 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjete, pa leje drejtimi;
-A. S., 43 vjeç, pasi dyshohet se me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësorët, shtetasit S. A. dhe E. R.. Shtetasi E. R. është në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi S. A., pas marrjes së asistencën mjekësore të nevojshme, u largua në banesë;
-A. P., 50 vjeç, pasi dje, me automjetin që drejtonte, ka përplasur automjetin që drejtonte shtetasi Q. T., 42 vjeç, i cili si pasojë, humbi jetën.

Më datë 25.04.2026, kallëzuan:
-3 të mitur, se ishin konfliktuar fizikisht, me shtetas të panjohur prej tyre. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve;
-shtetasja D. L., se në rrugën “Abdyl Frashëri”, kishte konstatuar humbjen e çantës së saj, në të cilën kishte para dhe dokumente. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Lezhë

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Drejtues Arben Nasufi, konferencë në lidhje me zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në fshatin Balldren, më datë 26.04.2026.

Përshëndetje,

Faleminderit për praninë tuaj sot, për të përcjellë te qytetarët, rezultatin e angazhimit maksimal të strukturave të Policisë, me qëllim zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë me armë zjarri, çifti i bashkëshortëve, shtetasit Kreshnik dhe Gentiana Mujeci.

Më datë 26.04.2026, rreth orës 14:50, në rrugën “Balldren-Torovicë”, nga shtetas të paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi Kreshnik Mujeci.

Me marrjen e njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe ato të emergjencës.

Për të hetuar dhe zbardhur ngjarjen, u ngrit një grup i posaçëm hetimor, me specialistë të Hetimit të Krimeve të Rënda të DVP Lezhë, Departamentit të Policisë Kriminale, si dhe ekspertët më të mirë kriminalistë, të cilët në drejtimin e Prokurorisë, kanë vijuar intensivisht veprimet hetimore në vendin e ngjarjes dhe një sërë veprimesh të tjera me metoda proaktive, në funksion të zbardhjes dhe dokumentimit të plotë ligjor të saj.

Hetimet kanë vijuar me këqyrjen dhe administrimin e të gjitha pamjeve filmike mbi intinerarin e lëvizjeve të viktimave dhe autorëve, analizimin e çdo prove materiale dhe si rezultat është identifikuar njëri prej automjeteve të përdorura nga autorët, i markës “Audi A4”.

Në vijim të hetimeve të thelluara dhe profesionale, analizimit të çdo prove që lidhej me ngjarjen, u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar, konkretisht i shtetasve:
-A. M., 22 vjeç, F. M., 36 vjeç dhe R. M., 23 vjeç, banues në Lezhë.

Nga dinamika e ngjarjes rezulton se automjeti tip “Audi A4” ka mbajtur në vëzhgim lëvizjen e shtetasit Kreshnik Mujeci. Më pas, një automjet tjetër, tip “Volkswagen”, pa targa, dyshohet se i ka prerë rrugën automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi Kreshnik Mujeci, së bashku me bashkëshorten e tij, dhe shtetasit që ishin në automjet kanë qëlluar me breshëri armësh në drejtim të automjetit të tij.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore dyshohet se vrasja ka ndodhur për arsye hakmarrjeje.

Hetimet vazhdojnë në mënyre intensive, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Përsa i përket autorëve, pas identifikimit të tyre, nga ana e strukturave policore janë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe ambiente të tjera, por nuk është bërë e mundur gjetja e tyre. Këta shtetas janë shpallur në kërkim.

Operacioni vijon në terren, ku janë përshirë Forcat Speciale “RENEA”, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, me qëllim lokalizmin dhe kapjen e tyre.

Gjithashtu, vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e automjeteve dhe të armëve të zjarrit që janë përdorur për të kryer vrasjen.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është maksimalisht e angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive dhe në këtë kuadër fton qytetarët, që të besojnë dhe të mbështesin më shumë strukturat policore, duke denoncuar çdo rast të paligjshmërisë.

Ju faleminderit!

Tiranë/Vijon operacioni i koduar “Fati i lojërave”.

Zbulohen në Astir dhe në Kombinat, 3 lokale ku zhvillohej veprimtaria e kundërligjshme e lojërave të fatit, me celularë.

Arrestohen 2 shtetas, procedohen 3 dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, si rezultat i kontrolleve të kryera në subjekte të ndryshme, në kuadër të operacionit të koduar “Fati i lojërave”, kanë evidentuar dhe goditur 3 raste të tjera të përshtatjes së lokaleve për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, me celularë.

-Në vijim të veprimeve për këto raste:
-u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., 51 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi M. B., pasi në Astir, gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të shtetasit M. B., shtetasit A. K. iu konstatuan në celular, faqe aktive për vënien e basteve sportive;
-u arrestua në flagrancë shtetasi E. A., 44 vjeç, dhe nisi procedimi penal për shtetasin N. L., pasi në rrugën “Sabaudin Gabrani”, gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të shtetasit N. L., shtetasit E. A. iu konstatuan në celular, faqe aktive për vënien e basteve sportive;
-proceduan penalisht shtetasit B. K, 58 vjeç dhe R. U., 56 vjeç, pasi në rrugën “Sabaudin Gabrani”, gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të shtetasit R. U., shtetasit B. K. iu konstatuan në celuar, faqe aktive për vënien e basteve sportive.

Celularët që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sarandë/Finalizohet operacioni i koduar “Pick pocket”, zbardhen 3 raste të vjedhjes.

Iu vodhën portofolat dhe celularin, 3 shtetasve, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, (bashkëpunëtorë).
Të 2 të arrestuarit, me precedent penal për vjedhje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjes, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Pick pocket”. Si rezultat, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i dy shtetasve të dyshuar për vjedhje:

-A. P., 58 vjeç dhe E. S., 45 vjeç, të dy banues në Fier.

Këta shtetas janë kapur dhe arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se më datë 25.04.2026, i kanë vjedhur celularin, shtetasit S. P., banues në Sarandë.
Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se këta shtetas iu kanë vjedhur portofolat ku mbanin shuma parash, 2 shtetasve, në datat 19.04.2026 dhe 28.01.2026, në lagjet nr. 3 dhe nr. 4, Sarandë.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati Nr. 6, operacioni i koduar “Indicia”. Goditet një tjetër rast i mbajtjes pa leje, të armës së zjarrit.

Fshihte në banesë, pistoletë dhe municion, arrestohet 44-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit dhe municioni.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, si rezultat i administrimit të një informacioni të siguruar në rrugë operative, për një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje, finalizuan operacionin e koduar “Indicia”, gjatë të cilit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi D. V., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrolli në banesën e tij, në rrugën “Kolë Koçi”, u gjetën të fshehura 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. C., 33 vjeç, banues në fshatin Bërdicë e Mesme, pasi në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, automjeti që drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin S. H., 29 vjeç, banues në Shkodër. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. M., 26 vjeç, banues në fshatin Bardhaj dhe K. K., 27 vjeç, banues në Shkodër, pasi nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, gjatë shoqërimit të tyre.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin F. Q., 50 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit K. K., 22 vjeç, banues në Vlorë dhe A. K., 23 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, kanë dëmtuar disa tabela orientuese në aksin rrugor “Jorgucat-Dervician”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. B., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi organizonte lojëra fati, nëpërmjet celularit, në lokalin që administronte, në lagjen nr. 15.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në penal për shtetasit V. M., 19 vjeç dhe një 17-vjeçar, të dy banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit iu gjetën sasi të vogla të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-N. S., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet të parkuar, me pasojë dëme materiale;
-Sh. D., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua në lagjen nr. 15, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 16-vjeçar, pasi në lagjen nr. 2, Kavajë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka aksidentuar lehtë shtetasin V. Sh., këmbësor.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. P., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi ka shtyrë vajzën e tij të mitur, në banesë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. D., 35 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi nuk iu është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, pasi kanë kallëzuar shtetaset Z. K., M. N., dhe H. L., se janë larguar nga banesa 3 fëmijët e tyre, të moshave 15 dhe 17 vjeç. Punohet për gjetjen e tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në një resort, në vendin e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, ka humbur jetën shtetasi finlandez M. U., 67 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, pasi në Golem, aksidentalisht ka rënë zjarr në kuzhinën e një kioske në pronësi të shtetasit Sh. L. Si pasojë e zjarrit u shkaktuan dëme materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Storm 18”.

Kishte marrë me qira një ambient në lagjen nr. 1, Durrës, duke e përshtatur dhe shfrytëzuar për prostitucion, vihet në pranga organizatorja e kësaj veprimtarie dhe 2 shtetase kolumbiane.

Procedohen penalisht edhe 3 shtetas për prostitucion.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, së bashku me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin policor të koduar “Storm 18”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit për një periudhë 1-mujore.

Në kuadër të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetases kolumbiane M. L., 26 vjeçe.

Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë për ushtrim prostitucioni shtetaset A. G., 33 vjeçe dhe B. A., 26 vjeçe, të dyja shtetase kolumbiane.

Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas, për veprën penale “Prostitucioni”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 pasaporta të shtetaseve të arrestuara, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 1 leje drejtimi dhe 3 celularë.

Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se shtetasja M. L., prej një muaji, kishte marrë një apartament me qira në lagjen nr. 1, Durrës, të cilin e kishte përshtatur me qëllim ushtrimin e prostitucionit nga dy shtetase të tjera kolumbiane.

Gjithashtu, kjo shtetase ka ushtruar edhe vetë aktivitetin e prostitucionit në këtë ambient.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Elbasan

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve “AF Elbasani” dhe “Vllaznia”, e cila do të zhvillohet ditën e sotme, datë 27.04.2026, në orën 19:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Gjatë këtij aktiviteti do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në perimetrin përreth stadiumit.

Qarkullimi do të lejohet vetëm për mjetet e pajisura me autorizim të posaçëm, ku duhet të jenë të shënuara edhe targat e automjeteve.

Policia do të garantojë dhe sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë itinerareve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullime apo kalime jashtë itinerarit të përcaktuar.

Në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve para hyrjes në stadium për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë apo lëndë piroteknike etj.). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohet hyrja në stadium e shtetasve pa dokument identifikimi. Gjithashtu, fëmijët e mitur nuk do të lejohen të hyjnë pa praninë e prindit ose kujdestarit ligjor të shoqëruar me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohet hyrja në stadium e tifozëve të identifikuar më parë nga Policia si problematikë në aktivitete të ndryshme sportive.

Policia e Elbasanit kërkon mirëkuptimin e tifozerive për zbatimin e masave të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për shmangien e lëvizjes me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura gjatë orareve të përcaktuara.

Faleminderit.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:45, tek Ura e Çerkezës, automjeti me drejtues shtetasen A. P., është përplasur me automjetin me drejtues Q. T., rreth 42 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi Q. T, ndersa drejtuesja shtetasja A. P është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:50 në dalje të fshatit Balldren, Lezhë, në rrugën Balldren-Torrovicë, në rrethana ende të paqarta gjatë lëvizjes, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit Audi, me drejtues shtetasin K. M., 39 vjeç, që udhëtonte sëbashku me bashkëshorten e tij, shtetasen G. M., 32 vjeçe, të cilët kanë humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e policisë pas njoftimit të marrë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 31 vjeç, banues në Kamëz, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie”. Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë në fshatin Shkallë, Sarandë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-I. K., 59 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se, në banesën e një të afërmi në lagjen “10 Korriku”, është vetëplagosur me armë zjarri (pistoletë). 59-vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë. Në lidhje me këtë ngjarje u procedua në gjendje të lirë edhe shtetasi B. K., 33 vjeç, banues në Sarandë, i cili dyshohet se ka larguar armën e zjarrit nga vendngjarja. Arma (pistoletë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
-A. B., 59 vjeç, banues në fshatin Tragjas, pasi gjatë pastrimit të arës ka djegur një sipërfaqe me bimësi të egër.
-Sh. K., 30 vjeç, dhe A. K., 37 vjeç, të dy banues në Vlorë, pasi dyshohet se kanë vjedhur kabuj elektrikë në fshatin Panaja.

Specialistët e trafikut urban dhe interurban në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. L., 23 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin në segmentin rrugor Novoselë–Fitore, ka aksidentuar shtetasin E. A., i cili lëvizte me biçikletë. Ky i fundit mori mjekim në spital dhe më pas u largua për në banesë.
-R. Ç., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Palasë–Dhërmi, në rrethrrotullimin e Drimadhës, duke drejtuar automjetin, si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, automjeti ka goditur një mjet të parkuar dhe më pas një punonjës policie, i cili ka pësuar dëmtime të lehta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-L. B., 48 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
-E. L., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja I. A., e cila pretendon se ky shtetas, me vetëgjyqësi, i ka prerë kangjellën metalike të vendosur përpara dyqanit të saj.

Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan shtetasin L. Xh., 52 vjeç, banues në fshatin Ferras, pasi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov dhe ka kanosur shtetasen H. D., banuese në fshatin Ferras.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit L. Xh., kanë gjetur dhe sekuestruar municion luftarak. Vijon puna për gjetjen e armës. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Roskovec referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. J., 43 vjeç, banues në fshatin Visokë, Mallakastër, pasi dyshohet se ka ofenduar ish-bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve:
-arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 45 vjeç, banues në fshatin Qerret, Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu gjatë kontrollit të automjetit i është gjetur dhe sekuestruar një dozë lënde e dyshuar narkotike kokainë;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. Xh., 18 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, i është gjetur dhe sekuestruar një sasi e dyshuar lënde narkotike Cannabis.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin L. K., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor Durrës-Tiranë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një tjetër automjet me drejtues shtetasin I. D. Si pasojë e aksidentit pati vetëm dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen S. B., 20 vjeçe, banuese në fshatin Arapaj, Durrës, e cila pas një konflikti, ka goditur me mjet prerës një 31-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime të lehta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë kapën shtetasin në kërkim policor I. J., 23 vjeç, banues në fshatin Bago, Kavajë, pasi dyshohet për veprën penale “Dhunë në familje”, pas konsultimit me prokurorin u vendos që ky shtetas të procedohet në gjendje të lirë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori për vlerësim:
-në lagjen Kodër, Shijak, është gjetur pa shenja jete në banesë shtetasi R. H., 66 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale;
-është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasja P. Gj., 41 vjeçe, banuese në Shijak, pasi ka dëmtuar lehtë dorën gjatë procesit të punës në një fabrikë këpucësh, në fshatin Xhafzotaj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë arrestuan shtetasin P. M., 75 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer punime ndërtimi pa leje, në liqenin e Komanit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:

-shpallën në kërkim shtetasin P. N., 24 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës së tij;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen S. D., 25 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. N., 25 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit të Policisë, i janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë) dhe një kapele si ato të forcave të Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit K. M., 21 vjeç dhe një 17-vjeçar, të dy banues në Vau të Dejës, pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte shtetasin A. Gj., 24 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në trup.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Vlorë/ Kontrolle në vijën bregdetare për parandalimin dhe goditjen e ndërtimeve pa leje.

Evidentohet dhe goditet një rast i ndërtimit të paligjshëm në zonën e Jonufrës.

Arrestohet në flagrancë një 47-vjeçar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në kuadër të kontrolleve të shtuara dhe monitorimit të vazhdueshëm të territorit, me qëllim mbrojtjen e hapësirave publike dhe vijës bregdetare, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B. M., 47 vjeç, banues në Vlorë, i cili u kap në vendin e quajtur “Gjiri i Kaltër”, duke kryer punime ndërtimi pa lejen përkatëse nga organet kompetente.

Nga verifikimet në terren, nga shërbimet e Policisë, rezultoi se ky shtetas kishte ndërhyrë në mënyrë të kundërligjshme në vijën bregdetare, e parashikuar për projektin “Lungomare 3”, duke kryer punime mbi një mol ekzistues dhe duke e shtuar atë në mënyrë të paligjshme.

Policia e Vlorës vijon kontrollet intensive në të gjithë territorin, me fokus zonat bregdetare, për të parandaluar dhe goditur çdo rast të ndërtimeve të paligjshme, si dhe për të garantuar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e pronës publike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Different”.

Goditen 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis.

Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen 2 të tjerë.

Sekuestrohen kokainë dhe cannabis.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Different”.

Në kuadër të operacionit:
u vunë në pranga shtetasit B. Rr., 22 vjeç dhe R. N., 27 vjeç, pasi në rrugën “Jordan Misja” u gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis gati për shitje. Sasitë e lëndve narkotike i mbanin të fshehura ne qëllim shmangien e kontrollit policor.

Po në vijim të operacionit, u vu në pranga shtetasi B. K., 49 vjeç, si dhe u proceduan penalisht shtetasit B. K. (djali i 49-vjeçarit) dhe K. Ç.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në lokalin e 49-vjeçarit dhe kontrollit fizik, i gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe kokainë, që dyshohet se ky shtetas i posedonte me qëllim shitjen.

Ndërsa shtetasit B. K., 18 vjeç (djali i 49-vjeçarit), iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë dhe shtetasit K. Ç. iu gjet një tabelë policie në automjetin e tij, të parkuar në afërsi të lokalit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Kombinat, Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”.

Zbulohet një tjetër lokal në Kombinat, ku organizoheshin lojëra fati, në kundërshtim me ligjin, përmes kompjuterëve dhe celularëve.

Arrestohen 2 shtetas, administratori dhe punonjësi i lokalit.

Sekuestrohen celularë dhe kompjuterë që përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në vijim të kontrolleve të ushtruara në lokale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, evidentuan dhe goditën një tjetër rast të përshtatjes së ambienteve për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, përmes kompjuterëve dhe celularëve.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. P., 28 vjeç dhe F. Gj., 30 vjeç, pasi në zonën e Kombinatit, në lokalin që administrohej nga 28-vjeçari, dhe ku ishte i punësuar shtetasi F. Gj., ishte përshtatur ambienti për vendosjen e basteve sportive në mënyrë të kundërligjshme.

U sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, celularë dhe kompjuterë që shërbenin për këtë veprimtari të kundërligjshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Again”

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe vodhi në 2 banesa gjatë ditëve të fundit, vihet në pranga 22-vjeçari.

22-vjeçari nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar motomjetin që drejtonte.

Në vijim të operacioneve të zhvilluara në bazë të kontrolleve dhe punës operative, me objektiv identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që kryejnë vepra penale kundër personit dhe pronës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me shërbimet “Shqiponja”, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Again”.

Në kuadër të operacionit u ndalua shtetasi K. V., 22 vjeç, banues në Astir.

Gjatë operacionit, në zonën e Astirit, shërbimet e Policisë i bënë shenjë ndalimi motomjetit me të cilin lëvizte ky shtetas, por ai nuk iu bind urdhrit dhe vijoi lëvizjen me shpejtësi. Pas ndjekjes policore nga shërbimet e Komisariatit Nr. 6, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i tij.

Nga verifikimet rezultoi se 22-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas, në datat 22.04.2026 dhe 23.04.2026, ka vjedhur shuma parash në 2 banesa.

Punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera ku mund të jetë përfshirë shtetasi K. V.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Kavajë / Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast”.

Lëvizte i armatosur me armë zjarri pistoletë, kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit dhe municioni luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për identifikimin dhe kapjen e shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Fast”.

Si rezultat i operacionit, në lagjen nr. 2, Kavajë, u lokalizua dhe u kap shtetasi F. Rr., i cili lëvizte në këmbë.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën e posedonte pa leje.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Rr., 32 vjeç, banues në Kavajë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Policia e Shtetit / Vijon operacioni “Fati i Lojërave”.

Operacioni u zhvillua pas informacionit të siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Zbulohen në Kavajë dy ambiente të përshtatura për lojëra fati me makineta.

Shpallen në kërkim dy shtetas, të cilët kishin marrë me qira dy ambientet ku u gjetën dhe u sekuestruan pajisjet e lojërave të fatit.

Sekuestrohen 16 makineta që shërbenin për zhvillimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Pas informacioneve të mbërritura në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe finalizimit të operacioneve në Kurbin, Milot e Tiranë për përshtatje të ambienteve për zhvillimin e lojërave të fatit me makineta, një tjetër informacion ka ardhur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë për dy ambiente në dy lagje të qytetit të Kavajës, që ishin përshtatur për lojëra fati.

Bazuar në këtë informacion, shërbimet e Policisë organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Fati i Lojërave”.

Gjatë operacionit u zbuluan 2 ambiente në lagjen nr. 6 dhe lagjen nr. 1, në Kavajë, të përshtatura për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Në vijim të veprimeve procedurale u shpallën në kërkim shtetasit:

K. C., 26 vjeç, pasi në lagjen nr. 6, Kavajë, në një ambient të marrë me qira prej tij, u gjetën dhe u sekuestruan 5 makina për lojëra fati;

K. Ç., 20 vjeç, pasi në lagjen nr. 1, Kavajë, në një ambient të marrë me qira prej tij, u gjetën dhe u sekuestruan 11 makina për lojëra fati.

Po punohet për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, duke u garantuar anonimat të plotë, reagim të shpejtë dhe profesional.

Bulqizë/Informacion paraprak

Rreth orës 02:58, të datës 26.04.2026, shërbimet e Policisë janë njoftuar nga shtetasi S. C., banues në Bulqizë (me profesion gazetar), se automjeti i tij tip “Ford Fiesta” ishte përfshirë nga flakët, ndërkohë që ishte i parkuar pranë banesës së tij.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë, grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon intensivisht veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit/ve, pasi paraprakisht dyshohet për djegie të qëllimshme.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Elbasan / Informacion paraprak

Rreth orës 23:20 të datës 25.04.2026, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, në fshatin Labinot, motomjeti me drejtues shtetasin A. K., 45 vjeç, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi A. K. ka humbur jetën në spital, ndërsa është dëmtuar lehtë shtetasja F. K. (bashkëshortja e tij), e cila udhëtonte në motomjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 21:45 të datës 25.04.2026, në Komisariatin e Policisë Lezhë është paraqitur djali i shtetasit A. K., i cili ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me babain dhe me motrën e tij, të cilët ishin nisur për në punë me automjetin e tyre.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle për gjetjen e tyre.

Në fshatin Gocaj, në afërsi të fabrikës së çimentos, në një rrugë dytësore, u gjet automjeti i tyre në një kanal me ujë.

Pas nxjerrjes së automjetit nga uji, rezultoi se në automjet ndodheshin pa shenja jete shtetasit A. K., 54 vjeç, dhe B. K., 20 vjeçe (babë e bijë).

Paraprakisht dyshohet se automjeti ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e tij nga ana e drejtueses së automjetit, shtetases B. K.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga të automjetit dhe për dokumentimin e plotë ligjor.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:10, shtetasi A. D, ka njoftuar sallën operative të DVP Tiranë se në email e tij ka ardhur një mesazh se në qendrën tregtare ku ai punon si shef security është vendosur një sasi lëndë plasëse, e cila do shpërthejë në orën 20:30.

Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, Forcat Xheniere dhe shërbimet e Antiterritorit, të cilët kanë kontrolluar qendrën dhe nuk kanë konstatuar asgjë të paligjshme.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka dërguar emailin dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Xh., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi në afërsi të rrethrrotullimit të Çoles u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. B., 40 vjeç, banues në Vlorë, pas kallëzimit të ish-bashkëjetueses së tij, e cila pretendon se dje, është dhunuar fizikisht prej tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. M., 57 vjeç, banues në Ksamil, dhe A. M., 48 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi janë konstatuar duke kryer punime ndërtimi pa lejen përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-K. B., 45 vjeç, banues në Lukovë, pasi për motive të dobëta ka goditur me send të fortë një shtetas në vendin e quajtur “Shën Vasil”;
-M. L., banues në Himarë, pasi ka kryer punime ndërtimi pa leje nga organet kompetente.

Specialistët e Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen J. N., 33 vjeçe, banuese në Dhërmi, pasi ndaj saj ka bërë kallëzim një shtetas, i cili pretendon se për motive të dobëta është dhunuar fizikisht prej saj.

Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje për një aksident, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec” pranë fshatit Vloçisht, Maliq, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. D., 26 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje për një konflikt midis disa shtetasve të ndodhur në lagjen nr. 8, Korçë, në zonën e “Pazarit të vjetër”, bëjmë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit E. K., 48 vjeç; L. K., 52 vjeç; E. S., 22 vjeç dhe J. B., 33 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin J. D., 40 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë, një 41-vjeçar.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. K., 50 vjeç, banues në fshatin Vranisht, Devoll, pasi në banesën e nënës së tij, në këtë fshat, ka vendosur dy kamera, pa miratimin e saj.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje në spitalin e Pogradecit është paraqitur në gjendje të rënduar shëndetësore një 4-vjeçar, i cili para disa ditësh, duke luajtur me motrën e tij të mitur, është goditur aksidentalisht me një gur. Pas ndihmës së marrë në spitalin e Pogradecit, u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë, për mjekim të specializuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë ekzekutuan urdhrin për ndalimin e shtetasit E. N., 32 vjeç, banues në Laç, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Lezhës e ka dënuar me 20 ditë burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt, pa leje drejtimi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit N. P., 67 vjeç dhe A. P., 56 vjeçe (bashkëshortë), pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëri-tjetrit. Të dy këta shtetas u pajisën me urdhër mbrojtjeje të menjëhershme.

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

* N. D., 24 vjeç, banues në Lezhë, pasi në aksin rrugor Lezhë–Ishull Lezhë, duke drejtuar motomjetin, është përplasur me një mjet (kamion) që drejtohej nga shtetasi A. K., 44 vjeç, banues në Tiranë. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar;

* P. M., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Lezhë–Milot, duke drejtuar automjetin, është përplasur me një automjet tjetër me drejtues shtetasin A. L., 40 vjeç, banues në Shkodër. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar 40-vjeçari, i cili pas marrjes së mjekimit është larguar për në banesë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori dhe vijojnë punën për zbardhjen e vjedhjes në banesën e shtetasit L. V., banues në Tale, ku janë vjedhur dy televizorë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit bën me dije qytetarët se është konstatuar një skemë mashtrimi online, ku autorë të paidentifikuar kanë krijuar faqe interneti të rreme, të ngjashme me faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, me qëllim përfitimin e paligjshëm financiar.

Këto faqe shpërndahen përmes mesazheve SMS, dhe adresa emaili të maskuara, duke u paraqitur në mënyrë të rreme si njoftime të dërguara nga autoritete shtetërore, lidhur me pagesën e gjobave për shkelje të qarkullimit rrugor, kryesisht për tejkalim shpejtësie.

Sqarojmë se këto mesazhe NUK janë dërguar nga institucionet shtetërore. Autorët kanë përdorur teknika të sofistikuara për të mashtruar qytetarët dhe për t’i orientuar drejt faqeve të rreme, ku u kërkohet vendosja e të dhënave bankare.

Qëllimi i kësaj skeme është vjedhja e të dhënave bankare dhe më pas përvetësimi i fondeve nga llogaritë e qytetarëve.

Policia e Shtetit bën thirrje për kujdes maksimal:

* Mos klikoni në linke të dyshimta të ardhura përmes SMS apo platformave të tjera.

* Mos vendosni asnjëherë të dhënat tuaja bankare në faqe të pa verifikuara.

* Verifikoni çdo gjobë vetëm në kanalet zyrtare.

Qytetarët mund të kontrollojnë gjobat:

* në portalin zyrtar e-Albania: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=879

Në rast se keni vendosur të dhënat bankare në faqe të dyshimta:

* Kontaktoni menjëherë bankën tuaj për të bllokuar kartën/llogarinë dhe për të marrë masat përkatëse dhe të denoncojnë rastet pranë Policisë së Shtetit.

Strukturat ligjzbatuese janë duke punuar për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-H. B., 60 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën “Pavarësia”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin M. S., i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore, është larguar në banesë pa probleme;

-A. G., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 5, është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-E. Sh., 34 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;

-Sh. S., 58 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vëllait të tij;

-u referuan materiale shtesë në Prokurori për shtetasin K. M., alias E. M., 43 vjeç, i cili aktualisht ndodhet i arrestuar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, pasi dyshohet si autor i tre vjedhjeve të tjera të kryera në qytetin e Durrësit(në dy banesa dhe në një kishë)

-Gjithashtu po këto specialistë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. V., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij. Punohet për kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin I. J., 23 vjeç, banues në fshatin Bago, pasi dyshohet se ka kanosur dhe ushtruar dhunë psikologjike ndaj gjyshit të tij.
Punohet për kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori për largim nga banesa, pasi ka kallëzuar shtetasi L. D., se është larguar nga banesa vajza e tij shtetasja A. D., 36 vjeçe, banuese në Durrës. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Kurbin

Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur paraditen e djeshme, në fshatin Gurëz, Kurbin, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 35-vjeçar.

Identifikohet autori dhe shpallet në kërkim.

Gjithashtu, u shpall në kërkim edhe një shtetas tjetër për moskallëzim krimi.

Procedohet penalisht edhe mjeku roje i spitalit, për mosnjoftim të shërbimeve të Policisë.

Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur më datë 24.04.2026, pas veprimeve të para hetimore, ka rezultuar se:

Shtetasi A. T. është konfliktuar, dyshohet për motive të dobëta, me shtetasin F. C., alias F. S., i cili dyshohet se ka plagosur 35-vjeçarin.

Ndërsa shtetasi R. M., 26 vjeç, ka shoqëruar në spital 35-vjeçarin dhe më pas është larguar, duke braktisur automjetin me të cilin udhëtonte.

Po nga veprimet rezulton se, rreth orës 10:20, në spitalin e Laçit ka mbërritur i plagosur në këmbë me armë zjarri (pistoletë) 35-vjeçari dhe mjeku roje nuk ka njoftuar shërbimet e Policisë, por e ka dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë shpallja në kërkim e shtetasve:

F. C., alias F. S., 40 vjeç, banues në fshatin Gorre, Kurbin, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

R. M., 26 vjeç, banues në të njëjtin fshat, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi A. I., 58 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi nuk ka kryer detyrën e tij funksionale.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin N. H., 25 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit Sh. E. dhe D. K., pasi gjatë kontrolleve të kryera nga shërbimet “Shqiponja”, 25-vjeçarit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike, kokainë dhe heroinë; shtetasit Sh. E. iu gjet një sasi e dyshuar kanabisi, ndërsa shtetasit D. K. iu gjet një mjet prerës (thikë). Nga verifikimet rezultoi se 25-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga DVP Durrës për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. H., pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin I. K.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. K. dhe E. T., pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin;
-R. D. dhe D. D., pasi dyshohet se janë konfliktuar me shtetasen J. H.;
-D. D. dhe Y. K., pasi dyshohet se kanë kanosur njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për:
-dy të mitur, pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta;
-shtetasin A. Ç., pasi në biznesin që administron u konstatua se ushtronte aktivitet pa u pajisur me NIPT nga organet përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit E. D. dhe F. D., pasi dyshohet se, në bashkëpunim, kanë goditur me grushte shtetasin P. Gj.;
-referuan materialet në Prokurori për shtetasin E. J., pasi dyshohet se, pas një debati për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin L. T.;
-shpallën në kërkim shtetasin M. M., pasi dyshohet se, me anë të mashtrimit, i ka marrë automjetin shtetasit K. B. Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin R. M., 24 vjeç, pasi dje, në Fushë-Krujë, automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. R., 73 vjeç. Si pasojë ka humbur jetën shtetasja T. L., 65 vjeçe(pasagjere në automjetin e 73-vjeçarit), ndërsa janë dëmtuar shtetasi N. R. dhe shtetasja A. S. (këmbësore), të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan shtetasin G. Gj., 33 vjeç, pasi dje, kamioni që drejtonte është përplasur me motomjetin që drejtonte shtetasi H. D., 61 vjeç, i cili si pasojë humbi jetën. Nga aksidenti u dëmtua edhe shtetasi K. A. (punonjës policie jashtë detyre), i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;
-arrestuan shtetasin A. H., 38 vjeç, pasi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është përplasur fillimisht me motomjetin e shtetasit H. M., e më pas ka përplasur këmbësoren D. K. Si pasojë, këta të fundit janë dëmtuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën;
-arrestuan shtetasit Sh. Ç. (B.), 36 vjeç dhe H. T., 33 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori për shtetasen V. D., pasi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
-referuan materialet në Prokurori për shtetasin B. T., pasi me automjetin që drejtonte ka aksidentuar një të mitur këmbësor, i cili, pas mjekimit, është larguar në banesë;
-referuan materialet në Prokurori për shtetasit H. S. dhe A. B., pasi mjetet që drejtonin janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë është dëmtuar shtetasi H. S., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 24.04.2026:
-shtetasi B. Xh. kallëzoi se në adresën e tij në rrjetet sociale ka marrë mesazhe shqetësuese nga një profil i rremë. Punohet për identifikimin e autorit;
-shtetasi K. N. kallëzoi se persona të paidentifikuar kanë hapur profile false në emër të tij, duke bërë postime ofenduese dhe denigruese. Punohet për identifikimin e autorëve;
-shtetasja F. C. kallëzoi se persona të paidentifikuar kanë ndërhyrë në llogarinë e saj në rrjetet sociale. Punohet për identifikimin e autorëve;
-shtetasja T. A., 22 vjeçe, është dërguar për mjekim, pasi dyshohet se ka konsumuar një sasi ilaçesh në banesë. Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Specialistët e Policisë Rrugore në DVP Dibër arrestuan në flagrancë shtetasit:
O. Z., 35 vjeç, banues në Klos, pasi duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga.

E. K., 45 vjeç, banues në Burrel, pasi duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, mbetën të dëmtuar lehtë dy pasagjerë që ishin në këtë mjet, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për dy shtetas 16-vjeçarë, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht dhe kanë goditur me grushte një 16-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 14-vjeçar, pasi për motive të dobëta dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës një 17-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. D., 61 vjeç, banues në Klos, pasi, me veprime të vetëgjyqësisë, ka dëmtuar derën e një kompanie telefonike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Elbasan

Kapet një 45-vjeçar i shpallur në kërkim, i dënuar me 2 vite burgim, për vjedhje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit në kërkim:

Dh. B., 45 vjeç, banues në Elbasan.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 18.03.2026, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite burgim, për veprën penale “Vjedhja”. Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të kryer 1 vit e 4 muaj burgim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Hani i Hotit–Vermosh”, informojmë se specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin L. S., 38 vjeç, banues në fshatin Rapsh, pasi, duke drejtuar automjetin dhe për shkak të mosrespektimit të distancës dhe pamjes së kufizuar, ka përplasur mjetin bujqësor me drejtues shtetasin P. P., 74 vjeç, banues në fshatin Kushë. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi P. P., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 16-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, pasi dje kanë kallëzuar shtetaset T. P., 69 vjeçe, banuese në fshatin Pulaj, dhe D. D., 68 vjeçe, banuese në Ishull Lezhë, se shtetasit A. E., 76 vjeç, banues në Shkodër, dhe D. L., 67 vjeç, banues në fshatin Trush, ku pretendohet se këto dy shtetas u kanë zaptuar një tokë (truall) në fshatin Pulaj-Plazh, Velipojë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

E. P., 35 vjeç, banues në fshatin Grudë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi L. Ç., 74 vjeç, banues në fshatin Omaraj, se 35-vjeçari i ka zaptuar një tokë arë në fshatin Omaraj, duke e rrethuar me rrjetë teli, ku e ka përshtatur për parkim, për të cilën disponon certifikatë pronësie;

D. T., 51 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte larguar nga banesa më datë 18.04.2026.
Kjo shtetase u paraqit me datë 24.04.2026 në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe në gjëndje të mirë shëndetsore dhe bëri kallëzim ndaj bashkëshortit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit P. D., 59 vjeç, dhe M. D., 63 vjeç, pasi kanë kryer punime ndërtimi pa leje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike të DVP Fier shpallën në kërkim shtetasin E. M., 63 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka shitur të njëjtin apartament në Fier dy shtetasve të ndryshëm, në vite të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
– L. N., 21 vjeç, banues në Fier, pasi nga kontrolli i automjetit që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një krëhër arme zjarri me disa fishekë;
– ⁠A. H., 19 vjeç, banues në Fier, pasi në automjetin që ky shtetas drejtonte, iu gjet dhe sekuestrua një sirenë e ngjashme me atë të Policisë.

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 09.01.2026, për një automjet të shpallur në kërkim, pasi dyshohej se ishte vjedhur gjatë natës në fshatin Ferras, Divjakë, ju informojmë se ky automjet është gjetur nga shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë-Krujë, i aksidentuar dhe i braktisur.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, pas kallëzimit të një shtetasi 44 vjeç, banues në Berat, i cili pretendon se është mashtruar nëpërmjet një linku të rremë, duke i marrë pa autorizim nga llogaria bankare një shumë parash. Po punohet për identifikimin e autorit/ve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat referuan materialet në Prokurori për shtetasin N. K., 65 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori për dy shtetas të mitur, banues në Kuçovë, të dyshuar për veprën penale “Vjedhje”, e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan referuan materialet në Prokurori për shtetasin M. Xh., 23 vjeç, banues në fshatin Zhapokikë, pasi dyshohet se ka prerë në mënyrë të paligjshme 23 rrënjë drurë pyjorë (lisa) në pronën e një shtetasi 45 vjeç.

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, lidhur me largimin nga banesa të shtetases V. B., 73 vjeçe, ju bëjmë me dije se sot, rreth orës 09:00, në lumin Osum, në fshatin Gradishtë, kjo shtetase është gjetur pa shenja jete .
Nga të dhënat paraprake rezulton se 73-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa më datë 22.04.2026.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.

Tiranë

Vijon operacioni policor i koduar “Fati i Lojërave”, goditet një tjetër vatër e paligjshme e lojërave të fatit.

Në pranga administratori dhe kamarieri i lokalit ku organizoheshin lojëra fati.

Strukturat e Policisë së Shtetit intensifikojnë kontrollet dhe godasin pa ndërprerje çdo formë të paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit.

Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, gjatë operacionit policor të koduar “Fati i Lojërave”, arrestuan në flagrancë shtetasit K. Sh., 20 vjeç, dhe E. B., 33 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se në rrugën “Ali Progri”, në lokalin që administrohej nga shtetasi E. B., ku ishte i punësuar edhe 20-vjeçari, organizoheshin lojëra fati në kundërshtim të hapur me ligjin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celularë, si dhe sende të tjera që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur për të goditur çdo tentativë për ushtrimin e lojërave të fatit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të paligjshëm.

Tiranë

Goditet një tjetër rast i mashtrimit ndërkombëtar nëpërmjet bursave fiktive.

Zbulohet gjatë operacionit policor të koduar “Fasada” një apartament i kthyer në call center.

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.

Vihen në pranga 2 shtetas, të cilët administronin ambientin e përshtatur për call center, përmes të cilit mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive.

Procedohen në gjendje të lirë 12 shtetas (operatorë).

Sekuestrohen 19 njësi kompjuterike, 2 aparate celularë dhe 1 DVR.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, pas informacioneve të siguruara së fundmi, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Fasada”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në apartamentin në rrugën “Sulejman Delvina”, i cili ishte përshtatur si call center, ku kanë kapur në flagrancë shtetasit A. R. dhe L. M., si dhe 12 operatorë, të cilët mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive.

Nga hetimet rezultoi se apartamenti ishte marrë me qira nga shtetasi A. R., i cili, në bashkëpunim me shtetasin L. M., e administronte këtë ambient me qëllim zhvillimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u vunë në pranga shtetasit A. R., 44 vjeç, dhe L. M., 26 vjeç, administratorë të ambientit.

Si dhe u proceduan penalisht 12 shtetas, operatorë, të cilët u kapën në flagrancë në apartament, gjatë ndërhyrjes nga Policia.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur për të goditur çdo formë të kriminalitetit, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese, si dhe për të mbrojtur qytetarët, brenda dhe jashtë vendit.

Vlorë/Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike.

Arrestohet në flagrancë një 53-vjeçar, procedohen penalisht 2 bashkëpunëtorët e tij.

Zbulohet banesa që kishte marrë me qira 53-vjeçari, në lagjen “10 Korriku”, për të fshehur lëndën narkotike dhe për ta përgatitur për shitje.

Sekuestrohen nga banesa, sasi Kokaine dhe Cannabis sativa, 1 peshore elektronike, si dhe 3 celularë.

Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, pasi kanë siguruar informacion për një rast të shitjes së lëndëve narkotike në qytetin e Vlorës, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, u identifikuan 3 shtetas që bashkëpunonin për këtë veprimtari kriminale.
Në vijim të veprimeve për rastin:
-u arrestua në flagrancë shtetasi B. L., 53 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut;
-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. I., 31 vjeç, banues në Vlorë dhe K. A., 27 vjeç, banues në Berat.

Shtetasi maqedonas B. L. dyshohet se kishte përshtatur banesën e tij me qira, në lagjen “10 Korriku”, për fshehjen dhe përgatitjen e lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, në sasi të vogla për shitje.

Gjatë kontrollit në këtë banesë, ku u kapën dhe 2 shtetasit e tjerë, u gjetën sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, 1 peshore elektronike dhe 3 celularë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.